“Më vendosi dorën mbi gju dhe…!”/ Akuza e rëndë e ish-deputetes australiane: Ministri më ka ngacmuar seksualisht

Bota

“Më vendosi dorën mbi gju dhe…!”/ Akuza e rëndë e ish-deputetes australiane: Ministri më ka ngacmuar seksualisht

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:03
Julia Banks

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka bërë një akuzë të fortë, duke deklaruar se një ministër aktual në qeveri, e ka ngacmuar seksualisht gjatë një seance në Parlament.

BBC shkruan, se ish-deputetja e ka treguar së fundmi situatën e ndodhur në vitin 2017, kohë kur dhe ajo ishte deputete.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme“, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison, duke i cilësuar sjellje të tilla të papranueshme.

Ish-deputetja e ka rrëfyer këtë situatë në një fragment nga kujtimet që ajo ka botuar së fundmi por nuk pranoi të identifikonte ministrin në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat