Sulm i pazakontë/ 20 diplomatë preken nga një sëmundje misterioze e trurit, reagon DASH

Bota

Sulm i pazakontë/ 20 diplomatë preken nga një sëmundje misterioze e trurit, reagon DASH

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Raportohet se 20 diplomatë amerikanë, që jetojnë e punojnë në Vjenë janë prekur nga një sëmundje misterioze, që sipas raportimeve të para është tepër e ngjashme me sindromën ‘Havana’.

Mësohet se ata kanë shfaqur shenja të humbjes së ekuilibrit dhe dëgjimit, ndërsa dyshohet se sëmundja është shkaktuar nga një sulm me valë zanore.

Rastet në fjalë u konfirmuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili ka kërkuar një hetim të thellë të këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat