Lëkundje 8.2 ballë/ Alaska goditet nga tërmeti më i fortë në 5 dekadat e fundit

Bota

Lëkundje 8.2 ballë/ Alaska goditet nga tërmeti më i fortë në 5 dekadat e fundit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Këto pamje aspak të zakonta kanë fiksuar momentin e lëkundjes së fortë të tokës, me magnitudë 8.2 ballë, në brigjet e Alaskës.

Tërmeti, më i madhi që nga viti 1965, në historinë e Vmerikës së Veriut është pasuar me paralajmërime për cunami.

Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa banorët janë evakuuar në vende më të sigurta.

Në rrezik të mundshëm gjenden edhe Zelanda e Re dhe Havai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat