Për qëllime komerciale në Japoni fillon shërbimi kompjuterik i parë kuantik

Bota

Për qëllime komerciale në Japoni fillon shërbimi kompjuterik i parë kuantik

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Në bashkëpunim mes Universitetit të Tokios dhe IBM ka filluar të shërbejë kompjuteri i parë kuantik për qëllime komerciale.

Sipas medive vendore, në fushën e kompjuterëve kuantik ku shfaqet rivaliteti me Shtetet e Bashkuara ka hyrë edhe Japonia.

Kompjuteri i parë kuantik i Japonisë për qëllime komerciale filloi të shërbejë në prefekturën Kanagawa.

Në kompjuterin prodhim i IBM-së, lejohen të hyjnë dhe të hulumtojnë kompanitë që kanë anëtarësi në konzorciumin e përqendruar në industri-akademi i themeluar në vitin 2020.

Në konzorcium gjenden Toyota, Sony, Mitsubishi Chemical, Universiteti Keio, Hitachi, Mitsubishi UFJ dhe Yokogawa Electric.

Këta kompjuterë përdorin “kuantë” që kanë cilësi të valës dhe të grimcave, të tilla si grimcat e dritës dhe ndryshe nga kompjuterët tradicionalë, mund të llogaritin kombinime të shumta në të njëjtën kohë.

Kompjuterët e tillë kanë aftësinë për të zgjidhur probleme komplekse shumë më shpejtë se superkompjuterët, synohen të përdoren në fushat e zhvillimit të barnave dhe materialeve të reja, krijimit të modeleve financiare, optimizimit të logjistikës dhe kriptografisë së monedhës dixhitale. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat