Kaosi në Afganistan, nga Pentagoni tregojnë sa ushtarë amerikanë janë në terren

Bota

Kaosi në Afganistan, nga Pentagoni tregojnë sa ushtarë amerikanë janë në terren

Nga: A.Zh Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:07
Kabul, Afganistan

Më shumë se 5,200 trupa amerikane janë në terren në Kabul, ka njoftuar Pentagoni.

Rreth 7,000 njerëz janë evakuuar nga ushtria amerikane që nga 14 gushti, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në dhomën e konferencave të Pentagonit, zëdhënësi John Kirby, është pyetur për afatin e 31 gushtit - i caktuar për të shënuar daljen përfundimtare të trupave amerikane.

"Nuk ka pasur asnjë vendim për të ndryshuar afatin dhe ne jemi të fokusuar të bëjmë gjithçka që mundemi brenda atij afati për të nxjerrë sa më shumë njerëz jashtë", ka thënë Kirby./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat