“Si 11 shtatori!”/ Tmerrohen banorët në Australi, avioni mbi qiellgërvishtëse

Bota

“Si 11 shtatori!”/ Tmerrohen banorët në Australi, avioni mbi qiellgërvishtëse

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:43
Foto

Banorët e Brisbane u tmerruan nga pamja e një avioni transportues C-17 i cili fluturoi mes qiellgërvishëseve në qytetin e Brisbane.

Aeroplani strategjik Boeing C-17A Globemaster III u filmua gjatë një stërvitjeje, teksa fluturonte me një lartësi të ulët duke bërë manovra për eventin e përvitshëm Sunsuper Riverfire, që organizohet në kryeqytetin Queendland.

Edhe pse kishte pasur një paralajmërim publik për këtë stërvitje, shumë banorë sërish mbetën të tronditur nga pamja e avionit. Të tmerruar, disa përdorus të Tëitterit thanë se ai i kujtoi sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesi ekzekutiv i NBC, Mike Sington i postoi në profilin e tij pamjet që krijuan aq shumë shqetësim. “Një avion i Forcave Ajrore australiane endet përmes qiellgërvishëseve të qendrës së Brisbane, me një qëllim.

Ishte një provë për një shfaqje ajrore, por që shkaktoi rikthim në kujtesë të 11 shtatorin”, shkruante ai. krerët e ushtrisë lëshuan një deklaratë ku sqaronin banorët lokalë për itinerarin e avionit dhe rrugën që po ndiqte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat