Policët në Ohio nxjerrin zvarrë nga vetura burrin, nuk iu bind urdhrave

Bota

Policët në Ohio nxjerrin zvarrë nga vetura burrin, nuk iu bind urdhrave

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në Ohio të SHBA-ve ka nxjerrë zvarrë nga vetura një burrë paraplegjik, të cilin e përplasi për tokë siç e tregon videoja e publikuar më poshtë.

Videon e ka siguruar nga policia NBC nga Dayton, ku shihen dy policë që urdhërojnë shoferin Clifford Owensbee të del nga mjeti që e voziste gjatë bllokimit të trafikut.

Videoja nuk është publikuar e plotë, për këtë nuk dihet nëse çfarë ka ndodhur para ose pas incidentit. Njëri prej policëve i thotë shoferit se duhet të del nga mjeti për ta kontrolluar, por ai kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Madje kërkoi nga policët që t’i telefonojnë kujdestarit të tij, por ata e tërhoqën zvarrë. E derisa po e mbanin për tokë, njëri prej tyre i vendosë prangat e burri me ngjyrë kërkonte ndihmë.

Deri më tani nuk është zbuluar identiteti i policëve, e përfaqësuesi i policisë në Dayton Jerome A. Dicks, ka thënë se policët i kanë ofruar ndihmë kur ua ka bërë me dije se është paraplegjik.

“Nganjëherë arrestimi i personave të caktuar nuk duket i mirë, por është i domosdoshëm për zbatim të ligjit dhe sigurinë publike”, ka shtuar Dicks për NBC.

“Kjo video po më brengosë. Pavarësisht se ku jetojnë apo si duken, të gjithë meritojnë të trajtohen njëjtë dhe me dinjitet e respekt”, ka thënë kryetarja e Dayton, Nan Velly.

Në anën tjetër është bërë e ditur se po hetohet rasti dhe së shpejti do të dalin me një raport të plotë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat