Një vullkan në Japoni hodhi hirin deri në mbi 3 mijë metra lartësi

Bota

Një vullkan në Japoni hodhi hirin deri në mbi 3 mijë metra lartësi

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vullkan në jug të Japonisë hodhi hirin në qiell gjatë një shpërthimi dramatik të mërkurën.

Sipas mediave të huaja,  nuk pati raporte të menjëhershme se dikush ishte lënduar në destinacionin turistik të malit Aso, por zyrtarët paralajmëruan për kërcënimin e rrjedhave të lavës dhe rënies së gurëve.

Pamjet dramatike tregojnë vullkanin, i vendosur në Kumamoto në një nga ishujt jugorë të Japonisë, Kyushu, duke dërguar pluhur tymi deri në mbi 3 mijë metra lartësi.

Alpinistët u larguan me shpejtësi nga “kolona” e hirit, e cila mund të shihej për kilometra të tëra përreth dhe u kap në pamjet e kamerave.

Agjencia Meteorologjike Japoneze ngriti nivelin e alarmit për vullkanin në 3 (në një shkallë prej 5) dhe u tha njerëzve të mos afroheshin pas shpërthimit në 11.43 të mëngjesit me kohën lokale.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrjedhat brenda një rrezeje prej rreth 0.6 milje nga krateri Nakadake i malit.

Paralajmërimi u lëshua për qytetin Aso dhe dy qytete aty pranë në rajonin veri-qendror të Kyushu, ishulli i tretë më i madh i Japonisë.

Vullkani është më aktivi në vend.

Policia lokale tha se nuk kishte raportime për persona të lënduar ose të zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës, dhe se 16 persona që kishin shkuar për shëtitje në mal më herët ditën u kthyen të sigurt.

Yoshihiko Isozaki, zëvendës sekretari kryesor i kabinetit në qeverinë kombëtare, tha se autoritetet ende po grumbullonin informacion mbi shpërthimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat