Gruaja irakiane humbe foshnjën e palindur pranë kufirit Bjellorusi-Poloni

Bota

Gruaja irakiane humbe foshnjën e palindur pranë kufirit Bjellorusi-Poloni

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Një emigrante irakiane ka humbur fëmijën e saj të palindur në Bjellorusi afër kufirit me Poloninë, tha në një deklaratë të enjten Ministria e Shëndetësisë e Bjellorusisë.

Shefi i departamentit kryesor për organizimin e kujdesit mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksey Shcherbinsky, u tha gazetarëve të enjten se një grua shtatzënë irakiane nga një kamp refugjatësh u dërgua në një spital në rajonin Grodno të Bjellorusisë.

“Fatkeqësisht, me gjithë veprimet e ndërmarra, specialistët nuk arritën ta shpëtonin foshnjën: u diagnostikua vdekja intrauterine e fetusit. Vetë gruaja është në gjendje stabile dhe merr të gjithë ndihmën e nevojshme”, tha Shcherbinsky, raporton cnn.

Gjatë 24 orëve të fundit, tha Shcherbinsky të enjten, 18 persona nga kampi iu drejtuan spitaleve dhe klinikave për ndihmë mjekësore.

Pacientët ishin të moshës nga 10 deri në 70 vjeç, tha Shcherbinsky dhe shtoi se “rreth 20 ekipe të ambulancës janë dërguar tashmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat