Franca bashkëpunim me sauditët për të zgjidhur krizën me Libanin

Bota

Franca bashkëpunim me sauditët për të zgjidhur krizën me Libanin

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:47
Në këtë foto të publikuar nga Pallati Mbretëror Saudit, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman përshëndet Presidentin francez Emmanuel Macron, majtas, pas mbërritjes së tij në Jiddah, Arabi Saudite, të shtunën, 4 dhjetor 2021. (Bandar Aljaloud/Pallati Mbretëror Saudit nëpërmjet AP

Presidenti i Francës dhe princi i kurorës së Arabisë Saudite zhvilluan një telefonatë të përbashkët me kryeministrin e Libanit, gjatë vizitës së zotit Macron në Arabinë Saudite.

Telefonata e së shtunës përfaqëson një gjest të rëndësishëm mes një krize diplomatike e politike, midis Bejrutit dhe Riadit.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu angazhimin e Francës dhe Arabisë Saudite ndaj Libanit, pavarësisht shqetësimit të Riadit rreth ndikimit të Iranit ndaj Bejrutit.

Zoti Macron tha se gjatë telefonatës, ai dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman përcollën "një mesazh të qartë se të dy vendet duan të jenë plotësisht të përkushtuara".

Por zoti Macron nuk tha nëse do të revokoheshin masat ndëshkuese të vendosura nga Arabia Saudite ndaj Libanit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat