Vdes fëmija i gjashtë nga aksidenti me kështjellën kërcyese në Australi

Bota

Vdes fëmija i gjashtë nga aksidenti me kështjellën kërcyese në Australi

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 10:10
Ilustrim

Ka vdekur edhe fëmija i gjashtë, tre ditë pas rrëzimit të një kështjelle kërcyese, në një festë që një shkollë po e organizonte për fundvit në Tasmania të Australisë.

Policia australiane njoftoi se djali, i cili vdiq në spital të dielën ishte 11-vjeç dhe quhej Chace Harrison.

Duke folur për gazetarët në Hobart, Komisioneri i Policisë, Darren Hine, konfirmoi se gjashtë fëmijë kishin vdekur nga aksidenti, ndërsa dy të tjerë mbeten në gjendje kritike në Spitalin Royal Hobart.

Hetimi është duke u zhvilluar për mënyrën sesi një shpërthim ere arriti të fryjë kështjellën kërcyese disa metra në ajër gjatë festës së shkollës fillore Hillcrest, shkruan Apnews.

Njerëzit në Devonport u lutën për viktimat dhe të dashurit e tyre gjatë meshës së të dielës, ndërsa lule janë lënë edhe jashtë shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat