Infektohet me Covid-19 një grup shkencëtarësh në Antarktidë, merret vendimi urgjent për ta

Bota

Infektohet me Covid-19 një grup shkencëtarësh në Antarktidë, merret vendimi urgjent për ta

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:13
Antarktidë

Koronavirusi ka shpërthyer brenda një stacioni kërkimor shkencor belg në Antarktidë, pavarësisht se i tërë stafi është vaksinuar.

Rastet pozitive janë regjistruar që nga gjysma e dhjetorit.

Zyrtarët kanë deklaruar se të infektuarit kanë simptoma të lehta dhe se situata nuk është dramatike.

“Të gjithë banorëve të stacionit iu ofrua mundësia e fluturimit më 12 janar. Megjithatë, ata janë shprehur të gatshëm t’i vazhdojnë punimet”, ka deklaruar dikush nga përfaqësuesit e këtij ekipi shkencor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat