Rekord ditor në Kroaci – mbi 8500 të infektuar dhe 32 të vdekur shkaku i coronavirusit

Bota

Rekord ditor në Kroaci – mbi 8500 të infektuar dhe 32 të vdekur shkaku i coronavirusit

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Kroacia sot ka shënuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me coronavirus.

Sipas të dhënave më të fundit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8587 raste dhe 32 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Siç thuhet, në spital janë 1841 persona, ndërsa me aparate respiratore 230 pacientë.

Kujtojmë se një numër i madh i të infektuarve ishte regjistruar edhe të martën, por dukshëm më pak se sot – 5845 raste.

Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar 736 mijë raste ndërsa kanë nderuar jetë 12731 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat