Shtohen tensionet SHBA-Rusi, DASH konfirmon dëbimin e zyrtarit amerikan nga Moska - lëshohet një paralajmërim

Bota

Shtohen tensionet SHBA-Rusi, DASH konfirmon dëbimin e zyrtarit amerikan nga Moska - lëshohet një paralajmërim

Nga: A.ZH Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:05
Ukrainë

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar dëbimin e zëvendësshefit të misionit amerikan (DCM) në Moskë, Bart Gorman.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha:

Veprimi i Rusisë kundër zyrtarit tonë ishte i paprovokuar dhe ne e konsiderojmë këtë një hap përshkallëzues dhe po shqyrtojmë përgjigjen tonë, raporton The Guardian, përcjell Bota sot.

Misioni i Gormanit nuk kishte përfunduar; ai kishte një vizë të vlefshme dhe kishte qenë në Rusi më pak se tre vjet.

"Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t'i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona.

Tani më shumë se kurrë, është thelbësore që vendet tona të kenë personelin e nevojshëm diplomatik për të lehtësuar komunikimin ndërmjet qeverive tona. Vëmë re se veprimet e Rusisë kanë bërë që misioni i SHBA-së në Rusi të ketë staf në nivele shumë më të ulëta se misioni rus në Shtetet e Bashkuara", thuhet në deklaratën e DASH-it.

Ndryshe, residenti amerikan Joe Biden, ka thënë se kërcënimi i pushtimit rus në Ukrainë është "shumë i lartë", pasi burimi i qeverisë ukrainase thotë se granatimet "duken si provokim"./Botasot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat