“Putin ka dhënë urdhrin të nis pushtimi i Ukrainës”- Inteligjenca amerikane ngre alarmin - Biden anulon vizitën e planifikuar

Bota

“Putin ka dhënë urdhrin të nis pushtimi i Ukrainës”- Inteligjenca amerikane ngre alarmin - Biden anulon vizitën e planifikuar

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

CNN duke iu referuar burimeve nga inteligjenca amerikane zbulon se presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës.

Burimet thonë se komandantët rusë në terren kanë marrë urdhra për të nisur sulmin ndaj Kievit, me 190 mijë ushtarë që ndodhen në kufi, si dhe 500 avionë luftarakë.

“Përqendrimi i rreth 190,000 ushtarëve rusë, avionëve luftarakë dhe pajisjeve brenda distancës goditëse të Ukrainës – duke përfshirë deri në 500 avionë luftarakë dhe bombardues – është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes pse Uashingtoni beson se Rusia është gati për të sulmuar”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Lajmi i inteligjencës amerikane vjen pasi Presidenti Biden tha të premten se ai beson se Putini “ka marrë vendimin” për të nisur pushtimin. Një koment që i bëri jehonë dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili të dielën tha se “Ne besojmë se presidenti Putin e ka marrë tashmë vendimin".

“Gjithçka që po shohim sugjeron se kjo është shumë serioze,” tha Blinken për CNN, duke shtuar se Perëndimi ishte po aq i përgatitur nëse Moska pushton.

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se presidenti Joe Biden po anulonte një udhëtim në Delaware dhe do të qëndronte në Uashington. Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha gjithashtu të dielën se ajo po shtynte një udhëtim në Francë për shkak të situatës dhe do të kthehej menjëherë në Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat