Reshje të mëdha bore në Japoninë veriore – disa aksidente, ndërprerje të shumta në trafikun ajror dhe hekurudhor

Bota

Reshje të mëdha bore në Japoninë veriore – disa aksidente, ndërprerje të shumta në trafikun ajror dhe hekurudhor

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Një sasi e madhe bore ka rënë në Japoninë veriore të hënën, duke ndërprerë trafikun ajror dhe hekurudhor, me autoritetet e motit që paralajmëruan për më shumë stuhi, si dhe dallgë të larta për rajonin dhe gjithashtu disa pjesë lindore të vendit.

Sipas mediave të huaja, Japan Airlines Co. dhe All Nippon Airways Co. anuluan më shumë se 140 fluturime për dhe nga Hokkaido dhe gjetkë, ndërsa Hokkaido Railway Co pezulloi të gjitha lëvizjet e trenave për dhe nga stacioni JR Sapporo.

Kështu, më shumë se 970 lëvizje treni u pezulluan në Sapporo dhe zona të tjera të Hokkaido në mëngjes, duke përbërë mbi 70% të rreth 1,230 shërbimeve ditore të trenave mesatarisht në rajon.

Me zonat afër Sapporos ku pritet të bie borë deri në 50 centimetra deri të martën në mëngjes, mund të preken më shumë shërbime treni.

Kryeqyteti Hokkaido kishte parë reshje bore prej 11 centimetra në 24 orë deri në orën 6 të mëngjesit të së hënës, sipas Agjencisë Meteorologjike.

Si pasojë, njëri nga disa aksidentetet në trafik në të cilin janë përfshirë disa automjete ka ndodhur në autostradën Hakodate-Esashi në Hokuto, Hokkaido, ku shtatë persona janë dërguar me urgjencë në spital.

Njëri prej tyre dyshohet se ka vdekur, thanë punonjësit e shpëtimit lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat