NATO zhvillon stërvitje në Detin Mesdhe, marrin pjesë 9 vende me taktika anti-nëndetëse

Bota

NATO zhvillon stërvitje në Detin Mesdhe, marrin pjesë 9 vende me taktika anti-nëndetëse

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:34
Pamje nga stërtvitjet

Aleatët e NATO-s po zhvillojnë stërvitjet vjetore “Dynamic Manta” për taktikat anti-nëndetëse. Stërvitja filloi të hënën në brigjet e Sicilisë. Anijet, nëndetëset si dhe avionët dhe personeli nga nëntë vende aleate u mblodhën në Detin Mesdhe.

“Kanadaja, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në stërvitje”, ka njoftuar NATO.

E udhëhequr nga Komanda Detare e NATO-s, stërvitjet “Dynamic Manta” synojnë ta testojë personelin aleat se si t’i luftojë nëndetëset nga ajri, sipërfaqja dhe nën ujë.

“Fuqia detare e NATO-s qëndron në aftësinë e Forcave të Përhershme për t’u bashkuar me shpejtësi me gatishmëri të lartë, forca kombëtare me kapacitet të lartë për të dhënë efekte kur dhe ku është e nevojshme”, tha kundëradmirali Stephen Mack, komandanti për nëndetëset aleate i caktuar në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat