Çekia del me një propozim interesant për ta frenuar Rusinë

Bota

Çekia del me një propozim interesant për ta frenuar Rusinë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, i cili në të kaluarën ka promovuar marrëdhënie të ngrohta me Moskën, tha se sulmi rus kundër Ukrainës është “krim kundër paqes”.

Ai bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të ashpra, përfshirë heqjen e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, njofton Reuters.

“Duhet të izolohet një i çmendur, jo vetëm të mbrohemi kundër tij me fjalë, por me masa konkrete”, tha presidenti çek, duke iu referuar me sa duket homologut rus.

Ky veprim do ta prekte rrënjësisht Rusinë, përfshirë gjithë popullin rusë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat