Rritje e madhe e çmimeve në Britani: Nga sot, 54 për qind më të larta faturat e energjisë elektrike dhe gazit

Bota

Rritje e madhe e çmimeve në Britani: Nga sot, 54 për qind më të larta faturat e energjisë elektrike dhe gazit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Nga sot, britanikët presin fatura shumë më të mëdha për energjinë e përdorur. Rregullatori shtetëror i energjisë ngriti kufirin e çmimeve me 54 për qind, kërcimi më i madh i tillë që nga viti 2017 që filloi të kufizonte rritjen e çmimeve.

Për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe gazit, do të dyfishohet numri i familjeve që “në vështirësi për të paguar faturat”, pra ato që shpenzojnë të paktën 10 për qind të të ardhurave totale për faturat e energjisë. Së shpejti mund të ketë 5 milionë familje të tilla në Britani, shkruan cnn.

“Miliona njerëz do të kenë probleme të paguajnë për ngrohjen dhe energjinë elektrike”, tha dje Adam Scorer, drejtor ekzekutiv i National Energy Action, një organizatë bamirëse kundër varfërisë.

Që në fillim të tetorit të kaluar, faturat britanike u rritën me 12 për qind, pasi çmimet e gazit me shumicë u hodhën në nivele rekord për shkak të krizës globale të furnizimit me gaz natyror. Analistët presin që mund të ketë një rritje shtesë të çmimeve në vjeshtë, sepse pushtimi i Ukrainës prishi situatën në treg.

Fondacioni Resolution, një organizatë që analizon standardet e jetesës, vlerëson se nëse çmimet rriten më tej në tetor, numri i familjeve britanike që luftojnë për të paguar faturat e tyre të energjisë mund të arrijë në 7.5 milionë – pothuajse një e treta e të gjitha familjeve në Mbretëri të Bashkuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat