Disa të vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë të Haitit

Bota

Disa të vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë të Haitit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 09:53
Rrëzimi i avionit

Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga një përplasje e një aeroplani të vogël komercial në Haiti të mërkurën, sipas policisë.

Sipas mediave të huaja, aeroplani po fluturonte nga kryeqyteti Port-au-Prince në qytetin jugor të Jacmel, tha për AFP, Pierre Belamy Samedi, shefi i policisë në periferi të Carrefour ku fluturakja u rrëzua menjëherë pas nisjes.

“Pashë pesë trupa të palëvizshëm dhe të paktën tre persona të plagosur që nuk ishin në aeroplan”, ka bërë të ditur ai.

Më herët ai kishte thënë se piloti kishte shpëtuar, por policia më vonë sqaroi se piloti ishte në mesin e pesë të vdekurve në bordin e aeroplanit.

Përplasja thuhet se vrau gjithashtu një shofer motoçiklete dhe plagosi pesë persona të tjerë në tokë, sipas gjyqtarit Moise Jean. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital.

Samedi tha se aeroplani goditi gjithashtu një kamion që transportonte mallra konsumi.

“Jam thellësisht i pikëlluar, pas këtij rrëzimi të një avioni të vogël në rrugën Carrefour, i cili ka shkaktuar vdekje dhe lëndime”, shkroi në Twitter kryeministri Ariel Henry të mërkurën në mbrëmje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat