Plani për fazën e dytë të luftës në Ukrainë përfshin edhe një shtet; Zelensky del me paralajmërimin e fortë

Bota

Plani për fazën e dytë të luftës në Ukrainë përfshin edhe një shtet; Zelensky del me paralajmërimin e fortë

Nga: BOTA SOT Më: 22 prill 2022 Në ora: 06:23 Përditësuar në ora: 13:52 më 22.04.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

OKB-ja thotë se po shtohen dëshmitë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë

Kombet e Bashkuara thanë se veprimet ruse në Ukrainë, që kanë përfshirë ekzekutim të civilëve, po shtojnë krimet e luftës.

“Forcat e armatosura ruse po granatojnë dhe bombardojnë zonat e populluara, pa dallim, duke vrarë civilë dhe shkatërruar spital, shkolla dhe infrastrukturë tjetër civile, veprime që mund të përbëjnë krime të luftës”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut (UNHCR).

Në qytetin e Buçës, afër Kievit, misioni i UNHCR-së ka dokumentuar se janë vrarë mbi 50 civilë, tha Shamdasani.

Varreza masive dhe qindra civilë të vrarë janë zbuluar në Buça dhe në qytete e tjera përreth Kievit, pasi forcat ruse janë tërhequr nga ajo zonë tri javë më parë.

Ja deri kur mund të zgjas lufta në Ukrainë sipas kryeministrit Johnson

Johnson gjithashtu i thotë konferencës në Delhi se është një "mundësi realiste" kur u pyet nëse ai pajtohej me inteligjencën që sugjeronte se bombardimet ruse të Ukrainës mund të vazhdojnë deri në fund të vitit të ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

"Putini ka një ushtri të madhe," thotë ai.

"E vetmja mundësi që ai tani ka, me të vërtetë, është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit", shprehet Johnson.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shton se "pa marrë parasysh" epërsinë ushtarake që Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm "ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas"./V.N/

Gjetje shokuese pranë Mariupolit: Imazhet satelitore tregojnë varre masive me 9 mijë të vdekur

Qyteti port i Mariupolit është kontestuar prej javësh. Siç tregoi masakra e Buçës, trupat e Putinit janë të pamëshirshme në luftimin e civilëve. Me sa duket edhe në Mariupol. Imazhet satelitore tregojnë një vend varrimi masiv pranë qytetit, shkruan media zvicerane blick.ch transmeton “Bota sot”.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, 44 vjeç, qyteti port i rëndësishëm strategjik i Mariupolit nuk është ende plotësisht në duart e Rusisë.

Mariupol është "një qytet që vazhdon t'i rezistojë Rusisë, pavarësisht nga ato që thonë pushtuesit", konfirmoi ai në një video-mesazh të enjten në mbrëmje. Kolegu i tij rus Vladimir Putin kishte thënë më parë se qyteti ishte "çliruar".

Mariupol ishte i rrethuar në ditët e para të sulmit rus në Ukrainë dhe që atëherë ka qenë nën rrethim. Veprimet e evakuimit për popullatën civile dështuan vazhdimisht - përfshirë të enjten. Qyteti tani është shkatërruar në masë të madhe. Pala ukrainase flet për 10 mijë të vdekur.

"Ata hapin gropa 30 metra të gjata"

Sipas kompanisë, imazhet e fundit satelitore nga kompania amerikane Maxar Technologies tregojnë "ekzistencën e një varri masiv në veri-perëndim të Manhushit", një fshat 20 kilometra në perëndim të Mariupolit./M.L.

Teskti i plotë këtu

Rusia thotë se ka goditur 58 objektiva ushtarakë në Ukrainë gjatë natës

Duke përfshirë vendet ku ishin përqendruar trupat, depot e karburantit dhe pajisjet ushtarake, sipas përditësimit të fundit nga ministria ruse e mbrojtjes, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai tha gjithashtu se goditi tre objektiva duke përdorur raketa me precizion të lartë.

Duke përfshirë një sistem raketor anti-ajror ukrainas S-300 dhe një përqendrim të madh të trupave ukrainase me pajisjet e tyre.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportin./M.H.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes: Ukraina tani ka më shumë tanke në shërbim se Rusia

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, forcat e armatosura të Ukrainës tani kanë më shumë tanke në fushën e betejës sesa ushtria ruse falë furnizimeve nga jashtë (Republika Çeke dhe vende të tjera të NATO-s), shkruan Focus.de transmeton “Bota sot”.

Edhe pse Rusia ka grumbulluar sërish arsenalin e saj, përfitimet materiale nga dërgesat e armëve të Perëndimit në Ukrainë janë shtuar ndërkohë, thonë ata.

Zyrtarët amerikanë dhanë të dhëna edhe për numrin e trupave. Kështu, 85 batalione do të luftojnë në Ukrainë.

Kjo do të thotë se shtatë të tjera janë shtuar në 48 orët e fundit.

12 prej këtyre batalioneve janë vendosur në betejën për Mariupol.

Sipas shifrave amerikane, para luftës rusët kishin mbledhur gjithsej 120 batalione rreth Ukrainës./M.L.

Australia sanksionon vajzat e Putinit

Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim udhëtimi për dy vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe për vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ky njoftim i bërë më 22 prill, vjen pasi masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga shtete të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Me masat e reja, numri i persona dhe entiteteve ruse nga Australia ka arritur në pothuajse 750.

Edhe pse në listën e sanksioneve australiane nuk u përmendën me emër vajzat e Putinit, presidenti rus ka dy vajza të rritura, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova. Në njoftimin e Qeverisë australiane u bë e ditur se vetë Putin dhe Lavrov ishin sanksionuar më 27 shkurt.

Në rundin e ri të sanksioneve po ashtu janë shënjestruar 144 ligjvënës rusë, të cilët i kanë ofruar mbështetje Putinit, duke miratuar njohjen e “jashtëligjshme” të dy rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Luhansk si entitete të pavarura më 22 shkurt, tha Ministria e Jashtme australiane.

Ministrja e Jashtme, Marisa Payne, shtoi se Australia do të vazhdojë të vendosë kosto ndaj Rusisë për shkak të “agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe shumë shtete perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj ekonomisë dhe entiteteve ruse.

Rrëzohet avioni ukrainas në jug të vendit

Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një fluturimi teknik në jug të Ukrainës dhe ka viktima, thanë autoritetet lokale.

Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes.

Avioni u rrëzua në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet./M.H.

Zelensky thotë se Mariupoli po vazhdon të rezistojë

Ukrainasit po vazhdojnë të rezistojnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha më 22 prill presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se kanë “çliruar” këtë qytet-port në Detin e Zi, pas pothuajse dy muajsh të bombardimeve intensive që kanë shkaktuar mijëra vdekje dhe shkatërrim të madh.

Më 21 prill, presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se forcat ruse kanë “çliruar” Mariupolin dhe urdhëroi që të ndërpritej plani për sulmimin e fabrikës së hekurit dhe çelikut Azovstal, ku mijëra ushtarë ukrainas, së bashku me qindra civilë, janë të vendosur.

Në vend të sulmit, Putin urdhëroi forcat ruse që ta rrethonin Azovstalin aq shumë “sa as mizat të mos mund të fluturojnë jashtë tij”, duke argumentuar se “nuk ka nevojë” që të rrezikohet jeta e ushtarëve rusë.

Por, Zelensky tha se luftimet po vazhdojnë.

“Në jug dhe lindje të vendit tonë, pushtuesit po vazhdojnë gjithçka për të pasur arsye që të flasin për të paktën disa fitore”, tha ai gjatë një video-adresimi.

“Ata vetëm mund ta vonojnë të pashmangshme – kohën kur pushtuesit duhet të largohen nga territori ynë, në veçanti në Mariupol, një qytet që vazhdon t’i rezistojë Rusisë, pavarësisht gjithçkaje që thonë pushtuesit”.

Ndërkaq, ushtria britanike tha më 22 prill se vendimi i Putinit për të bllokuar Azovstalin me gjasë është tregues i një dëshire për të frenuar rezistencën në Mariupol.

“Një sulm i plotë tokësor nga Rusia në këtë fabrikë ka të ngjarë të shkaktojë viktima të konsiderueshme ruse, duke ulur më tej efektivitetin e tyre të përgjithshëm luftarak”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e rregullt të informacioneve nga lufta në Ukrainë.

Ushtria britanike tha po ashtu se granatime të ashpra kanë vazhduar në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, teksa Rusia po tenton që të përparojë edhe më tej në lindje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po ashtu ka thënë se pretendimi rus për fitore në Mariupol ishte “i dyshimtë” teksa ai njoftoi për një pako të re të ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.

“Ende nuk ka ndonjë dëshmi se Mariupoli ka rënë plotësisht”, tha Biden më 21 prill, teksa foli nga Shtëpia e Bardhë. Gjatë këtij adresimi, ai tha se paketa e re prej 800 milionë dollarësh e ndihmës ushtarake, do të mbështesë forcat e guximshme ukrainase dhe civilët të cilët po luftojnë kundër pushtimit rus në rajonin e Donbasit.

“Rusia ka nisur dhe ka ripërqendruar fushatën e saj për të marrë nën kontroll territore të reja në lindje të Ukrainës dhe ne jemi në një moment kritik, kur ata do të vendosin për fazën e re të kësaj lufte”, tha Biden.

Ai shtoi se SHBA-ja dhe aleatët “po lëvizin sa më shpejt që po munden” që t’i ofrojnë Ukrainës pajisje dhe armë që i duhen.

Sipas presidentit Biden, pakoja e re e ndihmës është përshtatur që të mbështesë luftimet në rajonin e Donbasit.

Ai po ashtu njoftoi se SHBA-ja do të ndalojë anijet e lidhura me Rusinë që të ankorohen në portet amerikane, duke iu bashkuar kështu Kanadasë dhe vendeve evropiane, që kanë vendosur një masë të tillë. Presidenti amerikan po ashtu njoftoi për 500 milionë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për Ukrainën, me të cilat do të paguhen pagat qeveritare, pensionet dhe programet e tjera.

Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për këtë ndihmë, por tha se shteti i tij ka nevojë për më shumë. Ai tha se Ukrainës, përveç armëve dhe parave teksa lufta po vazhdon, i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj për të rikuperuar humbjet ekonomike.

Me dhjetëra-mijëra ndërtesa të dëmtuara dhe me shkatërrimin e infrastrukturës kyçe, “ne do të na duhej qindra miliarda dollarë për rindërtim”, tha Zelensky gjatë një adresimi përmes video-lidhjes në një takim me udhëheqësit e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Zelensky tha se forcat ruse synojnë të shkatërrojnë “të gjitha objektet në Ukrainë që mund të shërbejnë si bazë ekonomike për jetën. Këtu përfshihen stacionet e hekurudhave, depotë e ushqimeve, naftës dhe rafineritë”.

Teksa janë premtuar ndihma, fati i Mariupolit është i paqartë, pasi mbrojtësit ukrainas të këtij qyteti janë bllokuar në fabrikën e Azovstalit.

Një prej luftëtarëve ukrainas i tha BBC-së se kjo fabrikë e rrethuar, është gjerësisht e shkatërruar nga bombardimet.

“Ne kemi persona të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve. Disa civilë janë të bllokuar nën ndërtesat e rrënuara”, tha Svyatoslav Palamar.

Trupat ruse kanë vazhduar përpjekjet për ta sulmuar Azovstalin, pavarësisht urdhrit të Putinit për të ndaluar përpjekjet e tilla, thanë autoritetet ukrainase.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Rusisë që të respektojë ligjin humanitar ndërkombëtar dhe të lejojë civilët që të largohen nga Mariupoli.

“Në Mariupol, situata veçse po përkeqësohet. Dhjetëra-mijëra civilë janë të bllokuar. Edhe një herë i bëj thirrje Rusisë që të respektojë ligjin humanitar ndërkombëtar, të lejojë banorët të largohen nga qyteti dhe të lejojë që në këtë qytet të dërgohet ndihma humanitare”, shkroi Macron në Twitter.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se më 21 prill janë evakuuar 79 persona nga Mariupoli. Sipas saj, shumica prej të evakuuarve janë gra.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, deklaroi në orët e vona të 21 prillt se përderisa rusët “po vendosin shumë forca dhe po angazhohen në luftime” për ta marrë Mariupolin, SHBA-ja ende e sheh këtë qytet si të kontestuar.

“Vlerësimi ynë këtu në Pentagon është se ukrainasit ende po luftojnë për këtë qytet”, tha Kirby për CNN. Ai shtoi se Pentagoni vlerëson se forcat ruse “ende nuk kanë arritur asnjë fitore territoriale në Donbas”.

Pavarësisht se Moska është përqendruar në lindje, forcat ruse ende nuk janë rikuperuar nga humbjet që kanë pësuar në fillim të konfliktit, u tha në vlerësimin e ushtrisë britanike.

Në mënyrë që të rindërtojnë forcat e saj, ushtria ruse ka filluar të dërgojë në Rusi pajisjet jofunksionale ushtarake, tha Ministria britanike e Mbrojtjes./Rel/

Vdekje misterioze: Dy familje oligarke ruse vdesin brenda 24 orëve

Mimozë Lakna Mimozë Lakna

Dy raste misterioze të oligarkëve rusë të vdekur aktualisht po ngrenë pikëpyetje. Së pari, janë tre të vdekur në apartamentin luksoz të ish-nënkryetarit të Gazprombank, Vladislav Avayev. Pastaj familja e vdekur e Sergey Protosenya, e cila gjendet në Spanjë.

Trupat e dy oligarkëve rusë dhe familjeve të tyre u gjetën brenda dy ditësh, shkruan media gjermane Focus.de transmeton "Bota sot". 

Rastet në Moskë dhe Lloret de Mar (Spanjë) ngjallën shumë pikëpyetje. Sepse veprimet janë shumë të ngjashme.

Vladislav Avayev: Oligarku vret gruan dhe vajzën dhe më pas veten

Ish-punonjësi i Kremlinit dhe zëvendës shefi i Gazprombank, Vladislav Avayev, u gjet i vdekur të hënën në apartamentin e tij luksoz në Moskë. Mësohet se 51-vjeçari ka vrarë fillimisht gruan dhe vajzën 13-vjeçare dhe më pas është vetvrarë. Trupat u zbuluan pasi vajza Anastasia, 26 vjeç, nuk arrinte ta kontaktonte familjen dhe kjo ngriti alarmin.

Shkrimi i plotë këtu

Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit

Kryebashkiaku i Mariupolit ka lëshuar një apel të ri të premten për "evakuimin e plotë" të qytetit jugor, për të cilin presidenti Vladimir Putin thotë se tani më së shumti kontrollohet nga forcat ruse.

"Ne kemi nevojë vetëm për një gjë - evakuimin e plotë të popullsisë. Rreth 100,000 njerëz mbeten në Mariupol," tha kryebashkiaku Vadym Boychenko në televizionin kombëtar, raporton Reuters, përcjell “Bota sot”.

Të enjten, Putin urdhëroi trupat e tij të mbyllnin grupin e fundit të luftëtarëve të izoluar në punimet e çelikut në juglindje të qytetit.

Mariupol ka duruar dy muaj bombardime të rënda dhe privime të rënda pasi Rusia ndërpreu furnizimet me ushqim, ujë dhe energji./M.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat