Musk tallet pasi bleu Twitterin: Tani do blej Coca-Colan që t’i fus prapë kokainën brenda

Bota

Musk tallet pasi bleu Twitterin: Tani do blej Coca-Colan që t’i fus prapë kokainën brenda

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:21
Elon Musk

Tërmeti mediatik që shkaktoi blerja e Twitterit për 44 miliardë dollarë nga Elon Musk, e ka shtyrë këtë të fundit të bëjë shaka dhe batuta me ngjarjen.

Në një postim në Twitter, Elon Musk ka thënë me shaka se dëshiron që pas Twitter, të blejë edhe Coca-Cola, në mënyrë që në recetën e saj të kthejë edhe kokainën.

“E radhës është blerja e Coca-Cola, që t’i fus prapë kokainë brenda”, shkroi në rrjetin social drejtuesi i Tesla dhe SpaceX.

Receta e hershme e Coca-Cola përfshinte edhe gjethe të bimës coca, nga prodhohet kokaina. Raportohet se pija origjinale përmbante 3,5 miligramë kokainë.

Më pas, Musk shtoi: “Do ta mbysim fare Red Bullin”. 

Musk kishte shkruar në Twitter se do të blente edhe kompaninë McDonald’s.

Njeriu më i pasur i globit duket se nuk ndalet së argëtuari me Twitterin, që tashmë nuk e ka vetëm rrjetin social të preferuar, por edhe në pronësi 100% të tij. Ai e bleu gjigantit social para dy ditësh plot 44 miliardë dollarë.

Musk, me origjinë nga Afrika e Jugut është njeriu më i pasur i globit, me një pasuri neto prej mbi 260 miliardë dollarësh. Kompanitë e tij Tesla, SpaceX, Neuralink, Boring Company, po revolucionarizojnë disa industri. Gjenialiteti i Musk shihet nga shumëkush si eksentrizëm. Multi-miliarderi njihet për karakterin e tij unik dhe deklaratat kontroverse që më së shumti i bën në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat