Ushtari rus thotë se më shumë jetë të humbura në Ukrainë sesa në 4 vjet luftime në Çeçeni

Bota

Ushtari rus thotë se më shumë jetë të humbura në Ukrainë sesa në 4 vjet luftime në Çeçeni

Nga: M.H. Më: 4 maj 2022 Në ora: 06:36
Ukrainë

Forcat ruse kanë humbur më shumë jetë në Ukrainë sesa në katër vjet në Çeçeni, tha një ushtar rus në një videoklip që Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) pretendon se ishte një komunikim i përgjuar midis ushtarit dhe mikut të tij.

CNN nuk e ka verifikuar vërtetësinë e audios. SBU nuk dha detaje të mëtejshme për ushtarin që fliste në skedarin audio ose se si u përgjua, përcjell “Bota sot”.

Në audio, ushtari rus shprehu pakënaqësinë që anëtarët elitë të RosGvardia, Gardës Kombëtare të Putinit dhe OMON, Forca Speciale e Policisë, janë larguar nga Ukraina.

“Ata janë të panevojshëm, të gjithë këta forca speciale ‘luftëtarë të mrekullueshëm’ që kishim, të gjithë u tërhoqën, u larguan në Rusi dhe refuzuan të vazhdojnë më tej,” vazhdoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat