​Ministri Havisto nënshkroi kërkesën për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Bota

​Ministri Havisto nënshkroi kërkesën për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:27
Pekka Haavisto

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto ka firmosur sot aplikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe ceremonia është transmetuar drejtpërdrejt në Yle TV.

Presidenti i Finlandës, Sauli Ninist, ka miratuar zyrtarisht vendimin e Kuvendit për aplikimin për anëtarësim në Aleancë, përmes një video-linku nga Stokholmi, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

Më herët sot, Parlamenti finlandez miratoi propozimin që Finlanda të aplikojë për anëtarësim në NATO, tha kryeparlamentari Mati Vanhanen.

“Nga 200 deputetë, 188 votuan për propozimin, ndërsa tetë ishin kundër”, tha Vanhanen.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi paraditen e sotme kërkesën për anëtarësim të vendit në NATO, pasi qeveria mori vendim dje për kërkesën për anëtarësim në aleancë.

Suedia dhe Finlanda do të dorëzojnë së bashku aplikimet për anëtarësim në NATO nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat