Presidenti i Ukrainës thotë se i vetmi zyrtar rus me të cilin do të takohet është Putini, për një temë të vetme

Bota

Presidenti i Ukrainës thotë se i vetmi zyrtar rus me të cilin do të takohet është Putini, për një temë të vetme

Nga: A.SH Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:47
Vladimir Putin

Presidenti i Ukrainës ka thënë se i vetmi zyrtar rus që do të takohet është Vladimir Putin – dhe e vetmja temë që do të diskutojë është përfundimi i luftës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Volodymyr Zelenskyy tha gjithashtu se organizimi i çdo lloj bisede me Rusinë po bëhej më i vështirë në dritën e asaj që ai tha se ishte dëshmi e veprimeve ruse kundër civilëve nën okupim.

Ai gjithashtu vuri në dukje se rimarrja e Krimesë, një gadishull në Evropën Lindore, do të "kushtonte qindra mijëra viktima".

Zona u aneksua nga Rusia në 2014.

Ndërsa betejat vazhdojnë në lindje të vendit, Zelenskky shtoi se forcat ukrainase janë "mjaft të suksesshme" në qytetin verilindor të Kharkiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat