Sergei Lavrov kërcënon Kroacinë: Autoritetet kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Rusisë

Bota

Sergei Lavrov kërcënon Kroacinë: Autoritetet kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Rusisë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:30
Sergei Lavrov

Në përvjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Kroacia ka marr një kërcënim serioz nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Siç shkruajnë mediet kroate, institucioni që drejtohet nga Sergei Lavrov ka thënë se autoritetet vendore e kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Rusisë.

“Autoritetet kroate në muajt e fundit vendosën të trajtojnë Rusinë jashtëzakonisht armiqësore, gjë që është në kontrast të madh me arritjet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e MJP-së ruse.

Sipas tyre, Kroacia duhet të kthehet në rrugën e dialogut.

“Ne besojmë se do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe Kroacia do të kthehet në rrugën e dialogut konstruktiv”, përfundon reagimi.

25 maji shënon 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Kroacisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat