Feston ditëlindjen e 113-të njeriu më i vjetër në botë, këto vite jetë i atribuon pijes së tij të preferuar

Bota

Feston ditëlindjen e 113-të njeriu më i vjetër në botë, këto vite jetë i atribuon pijes së tij të preferuar

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:21
Juan Vicente Perez Mora

Venezuelasi Juan Vicente Perez Mora, javën e kaluar e mori titullin si njeriu më i vjetër në botë nga libri i rekordeve Guiness, dhe që sot festoi ditëlindjen e tij të 113-të.

Perez Mora, i cili jeton në San Jose de Bolivar, qytet në shtetin perëndimor të Tachiras, sot e festoi 113 vjetorin e lindjes i rrethuar nga familjarët dhe shoqëria, transmeton Telegrafi.

Libri i rekordeve botërore Guiness konfirmoi se Mora u në njeriu më i vjetër në botë, pasi që personi i cili e mbante këtë rekord Saturnino de la Fuente Garcia, i cili kishte lindur me 11 shkurt të vitit 1909 në Spanjë, vdiq më 18 janar.

Mora lindi me 27 maj të vitit 1909 dhe për 60 vite ishte i martuar me Ediofina del Rosario Garcia, para se ajo të ndërronte jetë në vitin 1997.

Çifti kishte 11 fëmijë, 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër e stërmbesa dhe 12 stër-stërnipër dhe stër-stërmbesa, bën të ditur nga libri i rekordeve botërore Guiness.

Perez Mora vlerëson se sekreti qëndron tek dashuria që ka ai për Zotin dhe lutjet dy herë në ditë. Përveç tjerash, arsyet e tjera për të jetuar gjatë sipas tij janë të punuarit shumë, shkuarja në shtrat herët dhe pirja çdo ditë e një.

Image
Juan Vicente Perez Mora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat