Mbretëria e Bashkuar ka shumë gjasa të shtojë qindra trupa të tjera në forcën e NATO-s

Bota

Mbretëria e Bashkuar ka shumë gjasa të shtojë qindra trupa të tjera në forcën e NATO-s

Nga: M.H. Më: 17 qershor 2022 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Me luftën në Ukrainë që vazhdon të ngrejë pyetje në lidhje me sigurinë për pjesën tjetër të Evropës, Britania e Madhe pritet të rrisë forcat e saj në Estoni.

Sipas sekretarit të mbrojtjes Ben Wallace, Britania ka "shumë të ngjarë" të dërgojë qindra trupa të tjera në një forcë të NATO-s atje, e ngarkuar me frenimin e Rusisë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Një veprim i tillë duket se do të finalizohet në prag të një samiti historik të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në fund të muajit në Spanjë.

Detaje më të hollësishem nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat