Stoltenberg: Pranimi i Finlandës dhe Suedisë do ta bënte NATO-n më të fortë

Bota

Stoltenberg: Pranimi i Finlandës dhe Suedisë do ta bënte NATO-n më të fortë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 22:34
Jens Stoltenberg

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s,  Jens Stoltenberg, zyrtarë të lartë nga Turqia, Finlanda dhe Suedia u takuan të hënën me përfaqësues të lartë të Aleancës në Bruksel.

Nën kryesimin e Stian Jensen, drejtori i përgjithshëm i zyrës private të Sekretarit të Përgjithshëm, bisedimet u përqëndruan në shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia me qëllim që të bëhet përparim në aplikimet për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia.

“Unë mirëpres takimin konstruktiv që u zhvillua sot për aplikimet historike të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se “aderimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta bënte Aleancën më të fortë dhe të gjithë zonën euroatlantike më të sigurt. Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë në lidhje me terrorizmin me të cilët duhet të përballemi.

“Pra, ne do të vazhdojmë bisedimet tona për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO dhe unë pres që të gjejmë një rrugë përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Delegacioni turk kryesohej nga Ibrahim Kalin, përfaqësues i presidentit turk dhe këshilltar special i Presidentit të Republikës së Turqisë. Delegacioni finlandez u kryesua nga Petri Hakkarainen, Drejtor i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Zyrën e Presidentit të Republikës së Finlandës, dhe delegacioni suedez u kryesua nga Oscar Strenstrμm, nënsekretar i Shtetit dhe Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat