Babai i humbi jetën në sulmin ajror të forcave ruse në Kiev, 7-vjeçaren e nxjerrin nga rrënojat

Bota

Babai i humbi jetën në sulmin ajror të forcave ruse në Kiev, 7-vjeçaren e nxjerrin nga rrënojat

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar informacionet më të reja lidhur me sulmet më të fundit ajrore të ushtrisë rusë mbi Kiev, që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e këtyre sulmeve ka humbur jetën një person, ka bërë të ditur ish-zëdhënësja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Iuliia Mendel.

Ndërkaq politikania ukrainase Lesia Vasylenko, ka njoftuar se viktima është babai i vajzës 7-vjeçe e cila është lënduar në këtë sulm.

Vasylenko ka shtuar se numri i të lënduarve ka shkuar në shtatë, ku pas shkrepjes së tetë raketave mbi ndërtesat kolektive filloi të ndodhë shembja e tyre.

Më herët kolegu i saj Oleksii Goncharenko, pati bërë të ditur se ishin shkrepur 14 raketa.

Ndryshe në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat ruset kryen sulme ajrore mbi Kiev.

E nga këto raketa e pësuan ndërtesat kolektive dhe kopshtet e lodrave të fëmijëve.

Në anën tjetër ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po tentojnë të shpëtojnë banorët që kanë ngecur nën rrënoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat