Kryetari i Kievit i bën thirrje fuqive perëndimore ta ndihmojnë Ukrainën me “çfarëdo që kanë nevojë” për ta ndalur luftën

Bota

Kryetari i Kievit i bën thirrje fuqive perëndimore ta ndihmojnë Ukrainën me “çfarëdo që kanë nevojë” për ta ndalur luftën

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar sot se vendet e tjera mund ta kenë fatin e tyre, nëse Rusia nuk ndalet.

Duke folur para gazetarëve ish-kampioni i peshave të rënda në boks, tha: “zgjohuni njerëz, kjo po ndodhë tani, ju e keni radhën”.

“Kjo do të trokasë në derën tuaj sapo të mbyllni sytë”, shtoi Klitschko.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje fuqive perëndimore që t’i sigurojnë Ukrainës “çfarëdo që të jetë e nevojshme”, që t’i ndihmojë të ndalin luftën dhe ushtrinë e Putinit.

“Nëse Ukraina dështon, ju e keni radhën. Moldavia do të jetë në radhë. Kriza e ushqimit? Është vetëm fillimi. Kriza ekonomike. Nëse nuk ndalet tani, të gjithë ne do të prekemi nga kjo”, shtoi Klitschko.

“Bota e lirë, e ashtuquajtura bota e lirë do të preket nga kjo. NATO dhe bota ka nevojë të mësojë si duhet vepruar shpejtë”, theksoi për fund kryetari i Kievit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat