Ngjarja tragjike përfundoi me 21 viktima, zbulohen deklaratat shokuese të të mbijetuarve

Bota

Ngjarja tragjike përfundoi me 21 viktima, zbulohen deklaratat shokuese të të mbijetuarve

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ndodhi pak kohë më parë ku 21 të rinj u gjetën të vdekur në një lokal nate.

Gjithçka dukej shumë në rregull deri në momentin kur 19-vjeçari pa miqtë e tij të rrëzoheshin në tokë.

Adoleshentja afrikano-jugore, Sinenjongo Phuthumani zbuloi disa detaj nga ajo  natë e errët, që nisi me gëzime por përfundoi shumë keq.

“Kam marrë një vendim që të mos shkoj më në klube. Unë jam ende e traumatizuar. Isha shumë afër të jem në mesin e të vdekurve. Gjithçka që i kisha premtuar vetes në të ardhmen pothuajse u zbeh”, tha Phuthumani.

Ekipet mjeko-ligjore po punonin ende për të zgjidhur misterin rreth vdekjeve të enjten, një ditë pasi u bë nderimi i viktimave.

Autoritetet mendojë se adoleshentët mund të kenë konsumuar diçka që i helmoi ata, megjithëse hetimet nxorën që shkaku ishte asfiksia kimike nga një rrjedhje gazi.

“Vendi ishte shumë i mbushur me njerëz dhe nuk mund të dilje jashtë. Më erdhi të qaja”, tha Phuthumani.

Në momentin e ngjarjes e reja nuk e kishte kuptuar që kishte mikun e saj më të ngushtë në mesin e viktimave, ndërsa më pas lajmi tragjik e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e saj.

Një tjetër dëshmitarë  është Ovayo Mkonqo, 16-vjeçarja e cila tregoi me tmerr se si kishte filluar të ndihej e trullosur në lokalin ku po argëtoheshin.

Më pas pjesa më e madhe e tyre ishte rrëzuar në tokë, duke humbur jetën.

“Do të më duhet pak kohë që të shërohem nga kjo. Të gjithë miqtë tanë, vendosëm të mos shkonim më kurrë në vendet e argëtimit të natës”, tha Mkonqo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat