Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare ish-presidenti i Meksikës! Udhëhoqi vendin në gjashtë nga vitet e “luftës së pistë”

Bota

Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare ish-presidenti i Meksikës! Udhëhoqi vendin në gjashtë nga vitet e “luftës së pistë”

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:21
Ish-presidenti meksikan Luis Echeverría

Ish-presidenti meksikan Luis Echeverría, i cili mori detyrën në vitin 1970 duke premtuar një hapje demokratike për vendin, por udhëhoqi gjashtë nga vitet më të vështira të të ashtuquajturës “luftë e pistë” kundër disidentëve, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador konfirmoi vdekjen sot, duke i shprehur ngushëllimet e tij familjes Echeverría.

Presidenca e tij (1970-1976) u dëmtua që në fillim nga akuzat se ai urdhëroi ushtrinë të hapte zjarr ndaj mijëra studentëve që demonstronin paqësisht në distriktin Tlatelolco të Mexico City më 2 tetor 1968, ndërsa ai ishte ministër i Brendshëm.

Echeverría shmangu përpjekjet e prokurorëve meksikanë për ta akuzuar atë për gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat