Kryediplomati hungarez shkon në Rusi për blerë 700 milionë metra kub gazi

Bota

Kryediplomati hungarez shkon në Rusi për blerë 700 milionë metra kub gazi

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, do të udhëtojë në Moskë sot për të diskutuar blerjen e më shumë gazit rus në emër të vendit të tij.

Qeveria e Hungarisë për të garantuar sigurinë e furnzimit me rrymë ka vendosur të blejë 700 milionë metra kub gaz nga Rusia, shkruan Aljazeera.

“Për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji të Hungarisë, qeveria ka vendosur të blejë një shtesë prej 700 milionë metra kub gaz natyror përveç sasive të përcaktuara në kontratat afatgjata”, tha Fidesz në një deklaratë në Facebook.

Szijjarto do të “negociojë” çështjen në Moskë, shtohet deklarata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat