BE-ja ka nevojë për strategji të re për luftën në Ukrainë, thotë kryeministri hungarez

Bota

BE-ja ka nevojë për strategji të re për luftën në Ukrainë, thotë kryeministri hungarez

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 13:38
Viktor Orban

Bashkimi Evropian ka nevojë për një strategji të re për luftën në Ukrainë pasi sanksionet kundër Moskës nuk kanë funksionuar.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, mendon kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Nevojitet një strategji e re e cila duhet të ketë në fokus bisedimet e paqes dhe hartimin e një propozimi të mirë paqeje… në vend që të fitojë luftën”, citohet të ketë thënë ai.

Orban, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt radhazi në prill, përsëriti se Hungaria do të qëndronte jashtë luftës në Ukrainën fqinje.

Ai ka thënë më parë se Hungaria nuk është gjithashtu e gatshme të mbështesë embargot ose kufizimet e BE-së në importet e gazit rus pasi kjo do të godiste ekonominë e saj.

“Ne jemi ulur në një makinë që ka katër goma të shpuara: është absolutisht e qartë se lufta nuk mund të fitohet në këtë mënyrë”.

Ai pretendoi se Ukraina nuk do ta fitojë kurrë luftën në këtë mënyrë “thjesht sepse ushtria ruse ka dominim asimetrik”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat