Aleati i Putinit vë “dorën në zjarr” për një bashkim forcash me Pekinin, nëse Xi Jiping pushton Tajvanin

Bota

Aleati i Putinit vë “dorën në zjarr” për një bashkim forcash me Pekinin, nëse Xi Jiping pushton Tajvanin

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 06:27
Vladimir Putin dhe Xi Jiping

Një ndër senatorët kryesorë të Rusisë është zotuar se Vladimir Putin do t’i vijë në ndihmë Kinës nëse ajo hyn në luftë për të pushtuar Tajvanin.

Vladimir Dzhabarov, që mban postin e zëvendëskryetarit të parë të komitetit ndërkombëtar në Këshillin e Federatës së Rusisë, tha se mbështetja e Kremlinit do të ofrohet me mirëkuptimin se Pekini do të tregonte mbështetje me armë dhe ushtarë për luftën në Ukrainë.

“Nuk shoh asnjë arsye për të refuzuar që të ndihmojë Kinën. Por unë do të doja të shihja një lëvizje të dyanshme me Kinën. Do të thotë se duhet të kemi disa përfitime nga ky bashkëpunim”, tha Dzhabarov.

Aleati i ngushtë i Putinit e theksoi qartë se Rusia është e gatshme të mbështesë Kinën në çdo konflikt mbi ishullin e diskutueshëm Tajvan, një veprim që do të konsolidonte aleancën e tyre anti-perëndimore.

“Jam i bindur se në këtë rast Kina shpreson për një ndihmë të caktuar nga Rusia… sepse do të jetë e vështirë për Kinën të përballet me Shtetet e Bashkuara pa mbështetjen e Rusisë. Ndonjëherë është një lojë fati dhe një konflikt mund të kthehet në një luftë të madhe. Por unë mendoj se Kina po sillet me shumë kujdes në këtë kuptim, në një mënyrë shumë të përmbajtur, ndërkohë që vazhdon të ndërtojë potencialin e saj mbrojtës”, nënvizoi ai.

Ligjvënësit 69-vjeçar rus dhe ish-oficer i FSB-së iu dha në vitin 2018 urdhri prestigjioz Alexander Nevsky ‘për shërbime në forcimin e shtetësisë ruse’, falë një dekreti presidencial nga Putin.

Dzhabarov e bëri pretendimin e tij pasi Kina dënoi ashpër vizitën e Pelosit në Tajvan dhe nisi një stërvitje masive ushtarake që do të ndalojë trafikun ajror dhe detar për shkak të stërvitjeve me zjarr të vërtetë në ujërat e Tajvanit.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, e quajti udhëtimin e Pelosit një ‘farsë të plotë’ dhe përsëriti frazën shumë të përdorur nga diplomacia kineze se ‘ata që luajnë me zjarrin do të humbasin prej tij’. Javën e kaluar edhe kryeministri kinez Xi Jinping përdori të njëjtën shprehje në një telefonatë me presidentin amerikan Joe Biden.

Ndërkohë, Putin dhe presidenti i Kinës Xi Jinping në dukje kanë nxitur lidhje të ngushta vitet e fundit, por ka shqetësime në Moskë se Pekini deri më tani ka refuzuar të mbështesë hapur ‘operacionin ushtarak special’ të Kremlinit të nisur më 24 shkurt.

Kjo vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve midis Kinës dhe Tajvanit pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi bëri një vizitë diplomatike të paparalajmëruar në ishullin vetëqeverisës, të cilin Pekini e pretendon si të tijin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat