Vazhdojnë tensionet mes Izraelin dhe militantëve palestinezë

Bota

Vazhdojnë tensionet mes Izraelin dhe militantëve palestinezë

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Avionët izraelitë goditën Gazën ndërsa raketat palestineze shpërthyen në brendësi të Izraelit të shtunën, një ditë pasi një operacion izraelit kundër grupit militant të Xhihadit Islamik shkaktoi përleshje ndërkufitare, duke i dhënë fund një qetësie relative rreth një vjeçare.

Xhihadi Islamik qëlloi me raketa dhe mjete ajrore artizanale që arritën deri në një qendër tregtare në Tel Aviv. Një ditë më parë, Izraeli vrau një komandant të lartë islamik gjatë një sulmi ajror.

Izraeli goditi të shtunën celula të Xhihadit Islamik dhe depo armësh të fshehura në zona të banuara, tha ushtria. Sulmet izraelite kanë vrarë 15 palestinezë, mes tyre katër militantë të tjerë të Xhihadit Islamik dhe tre civilë, përfshirë një fëmijë, njoftuan organet palestineze të shëndetësisë.

Militantët palestinezë qëlluan Izraelin me të paktën 200 raketa. Shumica e tyre u shkatërruar në ajër nga forcat izraelite. Sulmet e militantëve islamikë detyruan banorët të futen në vendstrehime. Institucionet izraelite të shëndetësisë thanë se mes të plagosurve nuk ka raste të rënda.

Egjipti tha se ishte angazhuar në bisedime intensive për të qetësuar situatën. Përshkallëzimi i mëtejshëm do të varet kryesisht nga fakti nëse Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Gazën, vendoste t'i bashkohej luftës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat