Marrëdhëniet homoseksuale janë vepër penale/ Ky shtet urdhëron mbylljen e organizatës për të drejtat e komunitetit LGBT

Bota

Marrëdhëniet homoseksuale janë vepër penale/ Ky shtet urdhëron mbylljen e organizatës për të drejtat e komunitetit LGBT

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Zyrtarët e Ugandës kanë ndaluar një organizatë të të drejtave LGBT duke i urdhëruar që të mbyllin aktivitetin e tyre. Sipas BBC, arsyeja e këtij vendimi është për shkak se ky grupim nuk ka bërë regjistrimin në autoritetet përkatëse.

Kjo ka sjellë reagimin e grupit për të drejtat e LGBT-së duke e konsideruar vendimin e qeverisë si “gjueti shtrigash”.

Komuniteti LGBT në Ugandë përballet me persekutim të gjerë, ku shumica e qytetarëve kanë pikëpamje homofobike.

Marrëdhëniet e homoseksualëve janë të paligjshme në Ugandë, ku ata mund të dënohen me burgim të përjetshëm për kryerjen e “veprave të panatyrshme”.

Të dhënat zyrtare të policisë tregojnë se 194 persona u akuzuan për këtë vepër mes viteve 2017 dhe 2020, duke përfshirë 25 që u dënuan.

“Kjo është një gjueti e qartë shtrigash e rrënjosur në homofobinë sistematike, e nxitur nga lëvizjet anti-gay dhe anti-gjinore,” tha drejtori i këtij grupimi, Frank Mugisha, i cili është një aktivist homoseksual nga Uganda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat