​Anija kërkimore bullgare niset në misionin e parë në Antarktik në fund të vitit

Bota

​Anija kërkimore bullgare niset në misionin e parë në Antarktik në fund të vitit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:26
Ilustrim

Në fund të vitit, anija kërkimore ushtarake bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" do të lundrojë në misionin e saj të parë për në Antarktik, tha të enjten shefi i Akademisë Detare Ushtarake, Bojan Mednikarov. Ai foli në hapjen e një ekspozite fotografike të organizuar nga Instituti Bullgar i Antarktikut dhe Shoqata e Studiuesve të Rinj Polarë. Ekspozita u organizua nga Muzeu Detar në Varna dhe një nga pikat kryesore të saj është anija që do të përdorin studiuesit bullgarë polar.

Në një video-mesazh Kristo Pimpirev, drejtor i programit bullgar të kërkimit polar, kujton se një laborator modern kërkimor po ndërtohet në bazën bullgare në ishullin Livingston. Megjithatë, ai theksoi se është shumë më e rëndësishme që studiuesit bullgarë të kenë një anije që do të menaxhohet nga një konsorcium.

Mednikarov shtoi se riparimet në anije janë afër përfundimit dhe ajo do të testohet gjithashtu edhe pajiset. Ai kujtoi se flamuri i Marinës Bullgare u ngrit në anije në verën e vitit 2021 dhe falënderoi Marinën për bashkëpunimin.

Udhëtimi i parë do të bëhet nga Varna përmes Stambollit, Kartagjenës, Las Palmas, Buenos Aires, Ushuaia, Drake Passage në ishullin Livingston, tha kapiteni i anijes Nikolai Danailov.

Ai tha se në ekuipazh do të jenë 21 ushtarakë dhe një mjek ushtarak. Në udhëtim do të përfshihen edhe kadetët për të cilët kjo do të jetë një praktikë stërvitore.

Një anije kërkimore ushtarake bullgare nuk e ka kaluar Gjibraltarin, tha Danailov. Ai shpjegoi se udhëtimi do të zgjasë nga 40 deri në 50 ditë në një drejtim duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin. Anija pritet të transportojë rreth 50 ton ngarkesë në bazën bullgare të cilat do të shkarkohen në varka dhe gomone në një breg pa port.

Përgatitjet e ekuipazhit janë duke u zhvilluar, tha Danailov. Ai shtoi se pajisjet në bordin e anijes lejojnë që aktivitetet kërkimore të kryhen gjatë gjithë udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat