Raporti i OKB-së: Toka po i afrohet më shumë pikave të rrezikshme klimatike

Bota

Raporti i OKB-së: Toka po i afrohet më shumë pikave të rrezikshme klimatike

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Pasojat e ndryshimeve klimatike “çojnë në një territor të panjohur shkatërrimi”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres me rastin e publikimit të një raporti të ri shkencor në të cilin diskutohet ky problem.

Një raport i Organizatës Botërore të Meteorologjisë thotë se bota "po shkon në drejtimin e gabuar" kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike.

Me shqetësimet për rritjen e emetimeve të gazrave që kontribuojnë në efektin serrë dhe faktin se liderët botërorë nuk kanë arritur të zbatojnë një strategji për të frenuar rritjen globale të temperaturës në më pak se 1.5 gradë Celsius në krahasim me epokën para-industriale, Toka po i afrohet më shumë pikave të rrezikshme klimatike, paralajmëron në dokument.

Ngjarjet ekstreme të motit po bëhen tashmë më të shpeshta dhe më intensive.

“Valët e të nxehtit në Evropë, përmbytjet kolosale në Pakistan. Nuk ka asgjë të natyrshme kur bëhet fjalë për shkallën e re të këtyre fatkeqësive”, tha Guterres në një video-mesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat