Ish-drejtori i CIA-s tregon se si do t’i përgjigjej NATO-ja një sulmi bërthamore rus

Bota

Ish-drejtori i CIA-s tregon se si do t’i përgjigjej NATO-ja një sulmi bërthamore rus

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 10:52
Vladimir Putin

Me javë të tëra presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar me armë bërthamore, ndërsa këtë të hëne ish-drejtor i CIA-së dhe gjenerali i penzionuar, David Petraeus, drejtpërsëdrejti parlajmëroi presidentin rus të mos mendojë përdorimin e armëve bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara me aleatët e saj do të shkatërronin trupat dhe pajisjet ruse në Ukrainë dhe të fundosnin Flotën e saj në Detin e Zi, po qe se Vladimir Putin përdor armë bërthamore në Ukrainë”, ka deklaruar Petraeus.

Petraeus u shpreh se nuk ka biseduar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan rreth ndonjë reagimi ndaj përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

“Hipotetikisht, ne do të përgjigjeshim me një reagim kolektiv të NATO-s, e cila do të shkatërronte të gjitha forcat kolektive ruse që mund të vërehen dhe identifikohen në fushëbetejë në Ukrainë dhe Krime, si dhe çfarëdo anije në Detin e Zi”.

Ish-drejtori i CIA-s, u shpreh se “pavarësisht disa lëvizjeve mbase të rëndësishme por dëshpëruese”, Putin “po humbet” luftën që ka nisur më 24 shkurt të këtij viti,.

Në vlerësimin e tij, Petraeus u shpreh se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia ka dalur me shumë më shumë sukses të mobilizojë forcat kundër Rusisë.

“Asnjë nivel aneksimi, e as armësh nukleare, nuk mund ta nxjerrë Putinin nga kjo situatë”, ka thënë David Petraues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat