Alarmi i madh nga shkencëtarët, zbulohet virusi i ngjashëm me Covid-19: Ja ku gjendet

Bota

Alarmi i madh nga shkencëtarët, zbulohet virusi i ngjashëm me Covid-19: Ja ku gjendet

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një virus i ri me ngjashmëri me Coronavirus është identifikuar te lakuriqët e natës me potencial për të kërcyer te njerëzit dhe bagëtitë, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët kinezë dhe australianë morën mostra nga 149 lakuriqë nate në të gjithë provincën Yunnan në Kinë, në kufi me Laosin dhe Mianmarin dhe identifikuan pesë viruse të cilët kanë “gjasa të jenë patogjene për njerëzit ose bagëtitë”.

Njëri prej viruseve të zbuluara, i njohur si BtSY2, është i lidhur ngushtë me SARS-CoV-2 i cili shkakton Covid-19 dhe sipas shkencëtarëve është “në rrezik të veçantë për t’u shfaqur në popullatën e gjerë”.

Eddie Holmes, një biolog dhe virolog në Universitetin e Sidneit dhe bashkëautor i raportit tha se kjo do të thotë se viruset e ngjashme me Sars-Cov-2 janë ende duke qarkulluar në lakuriqët e natës kinezë dhe vazhdojnë të paraqesin një rrezik madhor.

BtSY2 gjithashtu ka një pjesë kyçe të proteinës ‘spike’ që përdoret për t’u ngjitur në qelizat e qelizave njerëzore, e ngjashme me Covid, gjë që sugjeron se virusi mund të infektojë njerëzit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat