Si në vitin 1916, ushtarët ukrainas në istikame – pamje të njëjta si ato nga Lufta e Parë Botërore

Bota

Si në vitin 1916, ushtarët ukrainas në istikame – pamje të njëjta si ato nga Lufta e Parë Botërore

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:51
Ushtarët

Në një video të publikuar nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, mund të shihen ushtarët në kushtet e tmerrshme brenda istikameve më Bakhmut, qytet ky në rajonin e Donbasit.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, istikamet janë mbushur me ujë, duke u shndërruar në “liqene”.

Në videon e publikuar më poshtë, shihen ushtarët ukrainas me rroba të improvizuara që iu mundëson të lëvizin pa problem edhe nëpër baltë të madhe.

Një komentues i ka krahasuar këto pamje me ato nga Lufta e Parë Botërore, duke rikujtuar betejën për Soman në vitin 1916.

Shumë ushtarë në fron kanë filluar nga këmba e istikimave, gjendje shëndetësore e lidhur me ënjtjen dhe mpirjen e këmbëve, që i kishte goditur njëjtë ushtarët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga qyteti i Khersonit, Donbasi është bërë vatër luftimesh në Ukrainë.

Shumë analistë konsiderojnë se ky rajon por edhe qyteti i Donetskut, janë objektivi i ardhshëm për çlirim nga forcat ukrainase.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat