LIVE: Lufta po merr rrjedhë tjetër/ Rusia ndihet e “kërcënuar” nga NATO - ja çfarë thotë ministri rus

Bota

LIVE: Lufta po merr rrjedhë tjetër/ Rusia ndihet e “kërcënuar” nga NATO - ja çfarë thotë ministri rus

Nga: BOTA SOT Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 08:47 Përditësuar në ora: 23:16 më 05.12.2022
Ukrainë

Bora nuk ka arritur t’i mbulojë mbetjet e raketave ruse të rëna në territoret e Ukrainës

Sulmet ruse kanë lënë gjurmë në territoret e Ukrainës, ndërsa bora nuk ka arritur t’i mbulojë.

Raketa është rrëzuar nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës në rajonin e Kievit, ndërsa më pas oficerët e policisë kanë bërë verifikimet e duhura.

Komanda e forcave ajrore të Ukrainës deklaroi se ka rrëzuar mbi 60 nga më shumë se 70 raketat që lëshoi Rusia këtë fillim jave.

Zyrtarët ukrainas raportuan sulme në të gjithë vendin, duke përfshirë në Zaporizhzhia, rajonin e Kievit dhe Odesa.

Alarmet u ndezën në të gjitha zonat, duke krijuar panik tek banorët vendas, të cilët po përballen me problematika në energji në dimrin e ftohtë.

Rusia dënon “kërcënimin bërthamor të NATO-s”

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n se rrezikon një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila, sipas tij, do të ishte “katastrofike”.

Ai gjithashtu fajësoi ShBA-në për “ngrirjen” e bisedimeve për kufizimin e armëve bërthamore. Këto bisedime, për Traktatin e Ri START, do të rifillonin të martën e kaluar në Egjipt, por administrata e Biden tha se Rusia vendosi në mënyrë të njëanshme t’i shtyjë ato. Është e vetmja marrëveshje e mbetur për të kufizuar dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.

Lavrov tha se “në kontekstin e përpjekjeve të Perëndimit për të frenuar Rusinë, kërcënimi kryesor vjen nga linja e përgjithshme e ShBA-së dhe NATO-s për atë që në realitet është një konfrontim ushtarak me vendin tonë. Natyrisht, ai mbart rrezikun e një përplasje mes fuqive bërthamore me pasoja katastrofike”.

“Me keqardhje raportoj se, për momentin, dialogu strategjik midis Rusisë dhe ShBA-së, të cilat zotërojnë arsenalet më të mëdha bërthamore dhe mbajnë një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, po mbahet nga Uashingtoni në një gjendje të ngrirë”, ka shtuar ai.

Ai përsëriti kërkesën e Putinit që NATO t’i japë Rusisë “garanci të reja sigurie”.

Moska dhe Pekini të gatshëm t'i rezistojnë së bashku sfidave në zhvillim

Rusia dhe Kina janë të gatshme t'i "rezistojnë sfidave në zhvillim dhe presionit të jashtëm në rritje" së bashku, tha kryeministri rus Mikhail Mishustin gjatë një takimi me video-lidhje me homologun e tij kinez.

"Vendet tona kanë të njëjtën qasje ndaj shumë problemeve të kohës sonë," tha Mishustin, sipas një deklarate të lëshuar nga Moska, përcjell Bota sot.

"Së bashku ne mbrojmë formimin e një arkitekture shumëpolare të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe jemi të gatshëm t'i rezistojmë së bashku sfidave në zhvillim dhe presionit të jashtëm në rritje."

Mishustin tha se Kina ka nevojë për një Rusi të suksesshme dhe zhvillime pozitive kanë ndodhur midis dy vendeve ekonomikisht, veçanërisht në tregti.

“Rendi botëror po kalon një transformim serioz”, tha kryeministri. “Disa shtete perëndimore kanë vendosur që duke përdorur sanksione të paligjshme ekonomike, kufizime dhe presion politik, ata mund të imponojnë rregullat e tyre, pavarësisht nga interesat e të tjerëve. Përpjekje të tilla janë të dënuara me dështim.”

Lavrov: NATO është një “kërcënim serioz” për Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë se NATO është një “kërcënim serioz” për Rusinë dhe pozicionet e Perëndimit rrezikojnë një “përplasje të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore me pasoja katastrofike”, përcjell Bota sot.

Lavrov shtoi se i vinte keq që SHBA-ja kishte refuzuar bisedimet me Moskën mbi "stabilitetin strategjik" në lidhje me armët bërthamore.

Ai tha se pa negociata të drejtpërdrejta midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë, rreziku për sigurinë globale vetëm do të rritej.

Tymi i zi mbulon gjithçka, Ukraina nën sulmin e raketave ruse: Më i madh që prej fillimit të luftës

Ukraina është aktualisht nën një sulm të vazhdueshëm me raketa të llojeve të ndryshme nga Rusia.

Ashtu siç u paralajmërua më herët, një numër i madh avionësh janë nisur nga baza Engels në Saratov të Rusisë me qëllim bombardimin e qyteteve të ndryshme të Ukrainës pasi këta të fundit sulmuan me dronë këtë bazë në orët e para të ditës së sotme.

Mësohet se aktualisht, disa qytete të Ukrainës janë goditur me raketa “Calibr” dhe të tjera hipersonike, ndërsa tymi dhe flaka kanë mbuluar Odesan dhe qytete të tjera.

Raportohet se në qiell ndodhen ende një numër i madh avionësh rusë që po lëshojnë raketa në drejtim të qyteteve ukrainase. Ky sulm me raketa konsiderohet si më i madhi që prej fillimit të luftës.

Sulmi në fjalë duket se është një hakmarrje e rusëve ndaj sulmit ukrainas në bazën e bombardueshme strategjikë në Saratov gjatë mëngjesit të sotëm.

Kjo bazë është e rendësishme pasi aty qendrojnë bombarduesit strategjikë të Rusisë.

“Breshëri raketash” - Sirenat e sulmeve ajrore bien në të gjithë Ukrainën

Ukraina thotë se Rusia lëshoi një breshëri të re raketash, me alarme ajrore në shumë pjesë të vendit, përcjell Bota sot.

Sirenat u dëgjuan në kryeqytetin Kiev dhe në pjesën më të madhe të Ukrainës, duke bërë që njerëzit të drejtoheshin drejt strehimoreve të bombardimeve ndërsa mbrojtja ajrore hyri në veprim.

"Raketat tashmë janë lëshuar," tha zëdhënësi i forcave ajrore Yuriy Ihnat.

Nuk ka pasur të dhëna të menjëhershme për dëme apo viktima.

“Mos e injoroni alarmin”, tha Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial të Ukrainës.

Forcat ruse kanë shënjestruar gjithnjë e më shumë objektet energjetike të Ukrainës në javët e fundit, pasi ato u përballën me pengesa në fushën e betejës, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike me fillimin e dimrit.

Vendosja e kufirit të çmimit për naftën ruse, Kremlini: Do të destabilizojë tregjet globale

Kremlini ka paralajmëruar se vendosja e kufirit të çmimit për naftën ruse do të destabilizojë tregjet globale të energjisë, por tha se diçka e tillë se nuk do të ndikojë në pushtimin e Ukrainës, shkruan The Guardian.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia po përgatitej se si do t’i përgjigjej vendimit të G7 dhe aleatëve për të ndaluar vendet dhe kompanitë të merren me eksportet ruse të naftës nga deti, ku çmimi është mbi 60 dollarë për fuçi.

“Rusia dhe ekonomia ruse kanë kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur plotësisht nevojat dhe kërkesat e operacionit special ushtarak”, tha Peskov sot kur u pyet nëse kufiri i çmimit do të ndikonte në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Ai shtoi se vendimi do të “destabilizonte plotësisht” tregjet globale të energjisë dhe paralajmëroi europianët  se duhet të përgatiteshin për çmime më të larta.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1.7% në 87.01 dollarë për fuçi të hënën, pas vendimit të Bashkimit Europian për të miratuar një kufi për çmimin e naftës ruse.

Kryetari i Kievit: Situata në sistemin energjetik mbetet e vështirë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se situata me sistemin energjetik vazhdon të mbetet e vështirë.

Në një postim në Telegram Klitschko tha se është i nevojshëm kursimi i energjisë elektrike, shkruan Sky News.

“Situata në sistemin energjetik mbetet e vështirë. Prandaj, siç theksojnë ekspertët e energjisë, mund të ketë disa devijime nga orari për balancimin e sistemit energjetik. Ekziston një nevojë e mëtejshme për të kursyer energjinë elektrike”, u shpreh ai.

Kujtojmë se që nga fillimi i tetorit, Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë dhe mungesë të ujit për miliona njerëz në të gjithë Ukrainën.

Ukraina sulmoi bazën, 14 bombardues bërthamorë ngrihen në qiell: Çfarë ka ndërmend Putini?

Ukraina sulmoi me dronë sot bazën më të rendësishme ajrore të Rusisë, ku janë të pozicionuar bombarduesit strategjikë Tu-95 në Saratov, gjë e cila u konsiderua si një goditje e fortë në zemër të rusëve.

Mësohet paraprakisht se nga sulmi janë dëmtuar dy bombardues Tu-95, ndërsa sëfundmi është dhënë alarmi se 14 avionë të tillë janë ngritur në qiell nga kjo bazë.

Tu-95 janë bombardues strategjikë të Rusisë që mbajnë edhe bomba bërthamore.

Nuk dihet ende nëse avionët në fjalë janë ngritur në fluturim në një mision hakmarrës ndaj Ukrainës për sulmin e mëngjesit të sotëm apo po largohen prej bazës Engels me qëllim mbrojtjen nga ndonjë sulm tjetër me dron.

Ngjarja është në zhvillim.

Ndryshon strategjia: Lufta në Ukrainë po merr rrjedhë tjetër

Tre persona raportohet se janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur pas shpërthimit të një cisternë karburanti në një aeroport rus.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës, sipas Reuters, duke cituar agjencinë e lajmeve RIA Novosti.

Mediat raportojnë se është goditur një bazë e rendësishme avionësh në Saratov, disa qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Nga të dhënat paraprake mWsohet se gjatë sulmit janë përdorur dronë nga Ukraina duke goditur në zemër të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat