​Zelensky: Energjia elektrike u kthye në shtëpitë e tre milionë ukrainasve të tjerë

Bota

​Zelensky: Energjia elektrike u kthye në shtëpitë e tre milionë ukrainasve të tjerë

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 23:04
Volodymyr Zelensky

Pas sulmeve të fundit ruse në objektet e infrastrukturës së energjisë elektrike në Ukrainë, energjia elektrike është kthyer në shtëpitë e tre milionë ukrainasve të tjerë, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai tha se në dy ditët e fundit, nëntë milionë ukrainas morën sërish energji elektrike.

“Furnizimi me energji elektrike u rivendos sot për tre milionë ukrainas të tjerë, plus gjashtë milionë që morën energji elektrike dje, kështu që gjithsej nëntë milionë bashkëqytetarë tanë kanë sërish energji elektrike”, tha Zelensky.

Që nga e shtuna, Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa në rrjetin elektrik të Ukrainës.

Në ato sulme, të paktën tre persona humbën jetën dhe nëntë objekte të rrjetit elektrik u dëmtuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat