Putinit po i ikin të rinjtë – Rusia thotë se që nga fillimi i agresionit në Ukrainë janë larguar 100 mijë specialistë të IT

Bota

Putinit po i ikin të rinjtë – Rusia thotë se që nga fillimi i agresionit në Ukrainë janë larguar 100 mijë specialistë të IT

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Rreth 100,000 specialistë të IT-së janë larguar nga Rusia këtë vit, ka thënë një zyrtar të martën, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Sipas mediave të huaja, të rinjtë rusë u larguan me shumicë nga vendi, veçanërisht ata që punonin në sektorin e IT-së dhe të aftë për të punuar në distancë, duke shkaktuar frikën e një ikjeje truri.

Disa muaj më vonë, njoftimi për mobilizimin e qindra mijëra burrave në fund të shtatorit shkaktoi një valë tjetër largimesh.

“Deri në 10% e punonjësve të kompanive të IT janë larguar nga vendi dhe nuk janë kthyer. Në total, rreth 100,000 specialistë të IT janë jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ministri për zhvillimin dixhital, Maksut Shadayev, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Sipas tij, 80% e atyre që u larguan vazhdojnë të punojnë për kompanitë ruse nga distanca.

Ministri nuk dha një arsye për largimet, por rekomandoi që të mos vendosen “kufizime të rrepta” për punën në distancë për të shmangur “shtyrjen e tyre për të kërkuar punë në kompani të huaja”.

Shumica e rusëve që u larguan kanë mbërritur në vendet fqinje, si Armeni, Gjeorgji dhe Kazakistan, por edhe Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat