LIVE: Furnizimi i Ukrainës me sistemet raketore “Patriot”, Moska kërcënon SHBA-në

Bota

LIVE: Furnizimi i Ukrainës me sistemet raketore “Patriot”, Moska kërcënon SHBA-në

Nga: Bota sot Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 06:11 Përditësuar në ora: 16:46 më 22.12.2022
Presidenti rus Vladimir Putin

Zelensky takon presidentin polak gjatë kthimit nga Amerika

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar një homolog.

Ai ka bërë të ditur se ka takuar presidentin polak, Andrzej Duda, shkruan Skynews.

Dyshja diskutuan udhëtimin e Zelenskyy në Uashington DC dhe rëndësinë e tij në luftën kundër Rusisë.

Furnizimi i Ukrainës me sistemet raketore “Patriot”, Moska kërcënon SHBA-në

Kremlini ka kërcënuar SHBA-në me pasoja të rënda teksa SHBA-të kanë vendosur të furnizojnë Ukrainën me sisteme raketore “Patriot”.

Kremlini kishte shprehur pakënaqësinë e tij për vizitën e Volodomyr Zelensky në Uashington, por këto shqetësime janë theksuar më tepër nga ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov. Duke u ankuar për ato që ai i përshkroi si “veprime provokuese” nga SHBA, ai u fokusua në vendimin e Joe Biden për të dërguar sistemin raketore Patriot në Ukrainë.

“Pavarësisht paralajmërimeve tona, sistemi i mbrojtjes ajrore “Patriot” do të dërgohet në Kiev”, tha ai. “Megjithatë, vendi nuk ka specialistë për të punuar me ta. Pra, ata do të jenë specialistë amerikanë? Apo qytetarë të një vendi tjetër të NATO-s?

Ata nuk mund të mos e kuptojnë këtu se armët perëndimore po shkatërrohen sistematikisht nga ushtria jonë”, tha Putin.

“Mendoj se të gjithë e kuptojnë shumë mirë se me çfarë fati mund të përballet personeli. Veprimet provokuese të SHBA-së po çojnë vazhdimisht në një përshkallëzim, pasojat e të cilit as nuk mund të imagjinohen”, përfundoi Putin.

Vladimir Putin provokon NATO-n, rusët po zgjerojnë bazat ushtarake rreth Arktikut

Rusia vazhdon të zgjerojë bazat e saj ushtarake në rajonin e Arktikut pavarësisht humbjeve të konsiderueshme në luftën kundër Ukrainës, shkruan CNN, e cila disponon imazhe të reja satelitore që konfirmojnë këto pretendime.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithashtu i tha CNN në një intervistë ekskluzive se tani ka një "ndërtim të rëndësishëm ushtarak rus në veriun e largët", duke e shtyrë aleancën të "dyfishojë praninë e saj" si përgjigje.

Pamjet u shfaqën pasi një zyrtar i lartë perëndimor i inteligjencës i tha CNN se Rusia kishte tërhequr tre të katërtat e forcave të saj tokësore nga rajoni i Veriut të Largët pranë Arktikut, duke i dërguar ato për të forcuar pushtimin e saj të lëkundur të Ukrainës. Imazhet satelitore të marra nga CNN nga Maxar Technologies tregojnë një numër të bazave dhe pistave të radarëve rusë që janë përmirësuar gjatë vitit të kaluar.

 Imazhet nuk tregojnë ndonjë zhvillim dramatik të ndërtimit, por përparim të vazhdueshëm në krijimin dhe zgjerimin e një zone që analistët thonë se është jetike për strategjinë e mbrojtjes së Rusisë, veçanërisht në një kohë presioni të madh mbi burimet e Moskës.

Sipas Maxar, imazhet tregojnë punën e vazhdueshme në stacionet e radarëve në Olenegorsk, në gadishullin Kola në veriperëndim të Rusisë dhe në Vorkuta, në veri të Rrethit Arktik. Ata gjithashtu duket se tregojnë progres të vazhdueshëm në përfundimin e një prej pesë sistemeve të radarëve Rezonans-N në Ostrovna, një vend i vendosur në detin Barents, pranë Norvegjisë dhe Finlandës në Rusinë perëndimore. Zyrtarët rusë pretendojnë se Rezonans-N mund të zbulojë avionë dhe objekte të padukshme.

Putin fillon përgatitjet me Bjellorusinë për një sulm të ri në Ukrainë në javët e ardhshme

A po planifikon Vladimir Putin një sulm nga veriu i Ukrainës së bashku me Bjellorusinë e Aleksandër Lukashenkos? Sipas Kievit, po. Ky do të ishte pikërisht plani i Carit në javët e ardhshme.

Bisedimet që u zhvilluan të hënën e kaluar midis dy liderëve në Minsk ngritën dyshime. Një samit ku morën pjesë ministrat rusë të mbrojtjes Shoigu dhe ministrat e Jashtëm Lavrov, duke bërë që forcat ukrainase të dridhen dhe marrëveshja që Moska ka arritur me Minskun për stërvitje të përbashkëta në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, deri më tani, presidenti bjellorus ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm për të mbështetur Putinin vetëm me fjalë, pa përfshirjen e armëve dhe ushtarëve.

Por takimi i disa ditëve më parë mund ta ketë bërë atë të ndryshojë mendje, edhe nëse deklaratat zyrtare flasin vetëm për marrëveshje reciproke sigurie dhe stërvitje të reja të përbashkëta ushtarake. Shqetësuese janë edhe pamjet e realizuara përmes satelitit dhe të cituara nga revista amerikane Foreign Policy.

Imazhet zbulojnë hapjen e rrugëve të reja përgjatë kufirit midis Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe përforcimin e trupave në atë rajon. dërguar, Putin gjatë një takimi të këshillit të mbrojtjes vendosi objektivat ushtarake ruse për vitin 2023, duke thënë se "situata në vend është tragjike për shkak të Perëndimit që ka bërë gjithçka për të përkeqësuar konfliktin".

Ndër objektivat është rritja e aftësive luftarake të forcave ajrore të Moskës. Cari më pas siguroi se "objektivat e operacionit special aktual do të arrihen" dhe se Moska do të vazhdojë të përmirësojë gatishmërinë luftarake të forcave bërthamore.

Putin: Do të rrisim numrin e ushtarëve në 1.5 milionë

Putin ka deklaruar se ushtria ruse do të shtojë personelin e tij të përhershëm, pra përtej të mobilizuarve me detyrim në front, deri në 1.5 milionë ushtarë, duke tejkaluar kështu forcat amerikane, sipas mediave të huaja.

Vullnetarëve, presidenti i premtoi 195 mijë rubla secilit, rreth 2800 dollarë pesë herë mesatarja e pagës në vend. Ministri i mbrojtjes Shoigu, që përtej kritikave të shumta mbetet ende në post duke treguar se miqësia e tij me liderin e Kremlinit eshte e padiskutueshme, deklaroi se do të ndryshojnë edhe parametrat e mobilizimit, nga 19 deri në 27 vjeç, në 21 me 30.

Një tjetër detaj interesant ishte plani i Putin për krijimin e njësive të reja, në vende të cilësuar si delikate, por që në fakt janë kërcënime të hapura, si në rastin e njësive që do të krijohet në kufi me Finlandën, vend që nga neutral ka aplikuar për anëtarësimin në NATO.

Një tjetër lajm, është shndërrimi i dy qyteteve ukrainase të pushtuara në detin Azov, Beryansk dhe veçanërisht qyteti “martir” i Marupolit, teatër i një prej dyluftimeve më të ashpra të konfliktit në kompleksin e saj industrial, në baza ushtarake strategjike. Në ato porte mund të mbërrijnë edhe njësitë e flotës që sipas Putin nga janari do të pajisen me raketën hipersonike Zirkon, të cilësuar si “më e avancuara në botë”.

Putin shtoi se me hyrjen e raketës balistike Sarmat, vendi do të riorganizojë tërësisht edhe kapacitetet bërthmore, duke dërguar në “pension” sistemet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Lukashenko hedh poshtë akuzat: Nuk do të vendosim trupa në kufi me Ukrainën

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se manovrat e fundit ushtarake nuk kishin për qëllim Ukrainën dhe hodhi poshtë “teoritë e konspirative” për vendosjen e forcave bjelloruse në kufi, sipas The Guardian.

Duke folur në një konferencë të liderëve ushtarakë që shënon fundin e inspektimeve të menjëhershme ushtarake gjatë këtij muaji, Lukashenko tha gjithashtu se ai nuk mund të përjashtonte “agresionin” kundër Bjellorusisë nga ana e fqinjëve.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, shtoi Lukashenko, duke thënë se lëvizjet ushtarake ishin të kufizuara në territorin e Bjellorusisë dhe nuk kërcënonin askënd tjetër.

Gjatë javëe të fundit, Bjellorusia njoftoi një stuhi të aktiviteteve ushtarake, duke përfshirë kontrollet e gatishmërisë dhe një dislokim të ri të trupave ruse në vend.

Duke marrë parasysh lëvizjet e Bjellorusisë, Ukraina shprehi shqetësimin se Rusia mund të planifikojë një sulm të ri në Ukrainë nëpërmjet territorit bjellorus, si në ditët e para të luftës.

Ukrainasit pretendojnë se 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në raportin më të fundit sa i përket humbjeve ruse, ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se 100.400 ushtarë rusë “janë likuiduar” nga fillimi i luftës, ku 660 prej tyre vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo ministri në njoftimin më të fundit në Twitter, ka theksuar për “rastësinë e pabesueshme” për faktin se Rusia në 10 muajt e fundit ka dekoruar 100 mijë ushtarë.

Kujtojmë që pushtimi rus në Ukrainë filloi më 24 shkurt, kurse prej asaj kohe rusët shumë rrallë publikojnë të dhënat për ushtarët e tyre të vrarë në luftë.

Në anën tjetër, ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar 3003 tanke, 1978 sisteme artilerike dhe 283 aeroplanë.

“Lavdi Ukrainës! Në ditën e 302-të, rezistenca heroike e popullit ukrainas ndaj pushtimit në shkallë të gjerë të ushtrisë ruse vazhdon”, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Ukrainës. 

Sulmet ukrainase në Donetsk, plagoset ish-zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin

Dmitry Rogozin, ish-shefi i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, mbrëmë është lënduar gjatë granatimeve ukrainase në Donetsk.

“Është granatuar hotelit në periferi të Donetskut brenda të cilit gjendeshin këshilltarë ushtarakë që shoqëronin Dmitry Rogozinin. Ai ka pësuar lëndime në shpinë dhe është dërguar për trajim në spital”, ka bërë të ditur ndihmësi i tij.

Siç raporton Reuters, nga ky sulm kanë humbur jetën dy ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur.

“Është e qartë se ishte një sulm i planifikuar. Ekspertët konsiderojnë se është kryer me artileri Caesar të kalibrit 155 milimetra, prodhim francez Nexter”, ka shtuar ndihmësi i Rogozinovit.

Përveq Rogozinit, ish-zëvendëskryministër i Rusisë, është lënduar edhe Vitaly Hotsenko, kryeministër i Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut.

Kujtojmë që Rogozin ka udhëhequr agjencinë hapësinore ruse deri në verën e këtij viti. 

​Vizita e Zelensky në SHBA, ambasadori rus paralajmëron përshkallëzim të luftës

Vizita e Volodymyr Zelenskyt në Uashington tregoi se as Shtetet e Bashkuara dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati për paqe. Këtë u shpreh ambasadori rus në SHBA Anatoly Antonov, pas fjalimit historik në Kapitol të SHBA-së të presidentit ukrainas.

“Deklarata e administratës Biden se nuk ka asnjë synim për të filluar një konfrontim me Rusinë, janë vetëm fjalë boshe”, tha ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada Ruse që dënoi atë që ai e përshkroi si “udhëtim të stilit të Hollivudit” të Zelensky-t, raportoi CNN.

“Ajo që në thelb u njoftua me duartrokitje dhe buzëqeshje sarkastike, ishte nevoja për të vazhduar luftën kundër vendit tonë, deri në një fitore të plotë ndaj nesh” tha Antonov.

Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus që nga fillimi i luftës dhe duke kërkuar më shumë ndihmë.

Duke folur së bashku me Zelenskyn më herët të mërkurën, Presidenti Joe Biden njoftoi se SHBA do t’i dërgojë Kievit një sistem të mbrojtjes raketore Patriot si pjesë e një pakete shtesë ndihme prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Ukraina rrit eksportet bujqësore me 800,000 tonë në dhjetor

Në datat 1-18 dhjetor 2022, Ukraina eksportoi 3.6 milionë tonë produkte bujqësore, duke shënuar një rritje prej 800,000 tonësh krahasuar me gjysmën e parë të nëntorit të këtij viti.

Për 18 ditët e dhjetorit, 3.6 milionë tonë produkte bujqësore dhe produkte bujqësore të përpunuara u larguan nga Ukraina, duke treguar një rritje prej 800,000 tonësh në krahasim me gjysmën e parë të nëntorit të këtij viti,” njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës.

Artikulli kryesor i eksportit ishte misri pasi u eksportuan 1.6 milionë tonë, që është pothuajse dy herë më shumë se në dy javët e para të nëntorit. Eksporti i grurit për 18 ditët e para të dhjetorit arriti në 815 mijë tonë dhe mbeti pothuajse i pandryshuar në krahasim me nëntorin.

Në dhjetor, Ukraina eksportoi gjithashtu 303,000 tonë vaj luledielli, që është 4,000 tonë më pak se në 15 ditët e para të nëntorit. Në të njëjtën kohë, eksporti i farave të lulediellit arriti në 230,000 tonë (një rritje prej 44,000 tonë).

Struktura e përgjithshme e eksportit për datat 1-18 dhjetor është si më poshtë: misër – 43,3%, grurë – 22,71%, vaj luledielli – 8,44%, soje – 6,63%, rapara – 6,48%, fara luledielli – 6,41%, miell – 4,07%, elbi – 2,73%, vaji i sojës – 0,28%.

Gjatë periudhës së specifikuar, Ukraina eksportoi 2.5 milionë tonë produkte përmes porteve detare dhe lumore, 706,600 tonë me hekurudhë, 357,900 tonë me transport rrugor dhe 25,000 tonë me traget.

Në total, për 9.5 muaj të luftës në shkallë të gjerë, 35.8 milionë tonë produkte bujqësore, duke përfshirë 13.9 milionë tonë misër dhe 7.8 milionë tonë grurë, u eksportuan nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat