Tensionet mes dy vendeve/ Kina nuk ndalet, zhvillon stërvitje ushtarake pranë Tajvanit

Bota

Tensionet mes dy vendeve/ Kina nuk ndalet, zhvillon stërvitje ushtarake pranë Tajvanit

Më: 8 janar 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Forcat e armatosura kineze zhvilluan stërvitje ushtarake në ujërat dhe hapësirën ajrore pranë Tajvanit për të testuar aftësinë luftarake të trupave. Lajmi u konfirmua nga Shi Yi, përfaqësuesi zyrtar i Komandës Luftarake të Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA).

“Aftësia e trupave për t’iu kundërvënë provokimeve të forcave të jashtme dhe forcave separatiste në ishull u testua,” tha Shi.

Situata rreth Tajvanit u përshkallëzua ndjeshëm në fillim të gushtit të vitit të kaluar pasi Nancy Pelosi, kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, vizitoi Tajvanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat