Mbyllen 2 plazhe në Sidnei, anulohen ngjarjet më të rëndësishme pasi peshkaqenët sulmojnë një delfin

Bota

Mbyllen 2 plazhe në Sidnei, anulohen ngjarjet më të rëndësishme pasi peshkaqenët sulmojnë një delfin

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Dy plazhet më të njohura të sidnei u mbyllen pasi pushuesit panë disa peshkaqenj të sulmojnë një delfin, sipas Surf Life Saving New South Wales.

Mbyllja çoi në anulimin e disa ngjarjeve të rëndësishme të sërdit si dhe Ironman dhe Ironwoman.

Sipas organizatës , delfini pësoi lëndime në bisht por tashmë gjendja e tij është nën kontroll.

Lifesavers mbyllën plazhet Manly dhe Shelly ku qindra njerëz ishin mbledhur për Manly Open Classic, një ngjarje komunitare që përfshin garat Ironman.

“Shpëtimtarët e surf-it dhe rojet e shpëtimit larguan pushuesit nga uji dhe një karnaval i madh i surfit është pezulluar”, shkroi organizata në një deklaratë.

Dronët e operuar nga Surf Life Saving vunë re një numër peshkaqenësh në zonë, tha ai.

Emily Pettersson i tha kanalit të nëntë të CNN se ajo hyri në ujë kur dëgjoi se delfini ishte lënduar.

“Bishti ishte lënduar, mund të shihje se ishte këputur dhe kishte një shenjë kafshimi trup gjithashtu”, tha Pettersson, duke shtuar se ajo nuk kishte frikë qëndronte në ujë.

Menaxheri i përgjithshëm i Summer of Surf, Trent Goulding konfirmoi anulimin e Shaw and Partners Manly Surf Open në një video në Instagram dhe u kërkoi falje pjesëmarrësve që ishin paraqitur herët në Manly Beach.

“Ne kemi pasur një prezencë peshkaqenësh në një zonë aty pranë, dhe ne duhet të pezullojmë ngjarjet tona, kjo gjë nuk ka ndodhur më para por për fat të keq sot na duhet ta anulojmë,” tha ai.

Goulding shtoi se organizatorët do të rimbursojnë hyrjet dhe u zotua të zbatojnë protokolle shtesë për të marrë masa ndaj këtyre rreziqeve, një nga masat që po ndërmerret është të të kenë një vendodhje rezerv për ngjarjet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat