​Sekretari amerikan i Shtetit shtyn udhëtimin në Pekin për shkak të frikës së spiunazhit

Bota

​Sekretari amerikan i Shtetit shtyn udhëtimin në Pekin për shkak të frikës së spiunazhit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 20:07
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit,  Antony Blinken po shtyn udhëtimin e tij në Pekin për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit rreth spiunazhit kinez, deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, shkruan DPA.

Vizita do të bëhet në një kohë tjetër sapo ta lejojnë rrethanat, theksoi zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Blinken do të nisej të premten, por vonesa vjen pasi një tullumbace spiune kineze u pikas nga ushtria amerikane mbi shtetin veriperëndimor të SHBA-së në Montana. 

Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat